E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai: Nuk kemi nevojë për mbështetjen e Perëndimit

"Nuk kemi nevojë për mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Perëndimorët ndodhen këtu për të luftuar terrorizmin dhe ne bashkëpunojmë me ta për sigurinë dhe stabilitetin'', deklaroi presidenti i afgan në një intervistë për stacionin televiziv ''Al-Jazeera''.

"Ata duhet të respektojnë Afganistanin dhe qeverinë e tij dhe duhet të kuptojnë se ne jemi një popull, një vend, kemi historinë tonë, besimin dhe dinjitetin tonë'', nënvizoi presidenti afgan.

"Kërkoj që vendet e NATO-s të kuptojnë se lufta kundër terrorizmit nuk është ndjekja e çdo njeriu që mban veshur çallmë, mjekër apo kostum tradicional'', theksoi Karzai.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›