Obama urdhëron masa sigurie shtesë
Kriteret për listat me persona të dyshuar për terrorizëm duhen zgjeruar, theksoi Obama gjatë paraqitjes së një raporti verifikimi mbi gabime të shërbimeve të fshehta gjatë përpjekjes për atentatin.
“Përveç kësaj, duhet gërshetuar më mirë puna e shërbimeve të ndryshme. Incidenti nuk rezulton prej dështimit të anëtarëve të veçantë të qeverisë, por prej gabimeve në sistem. Megjithatë, kur dështon sistemi, përgjegjësia më bie mua”, deklaroi Obama.
Sekretarja amerikane e Mbrojtjes, Janet Napolitano paralajmëroi instalimin brenda këtij viti të 300 skanerëve të avancuar për trupin në aeroportet amerikane. Ajo do të diskutojë brenda janarit në Spanjë me kolegët e saj evropianë për kontrolle sigurie më efektive.