E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Ministri i Brendshem ne komision

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka raportuar në Komisionin e Integrimit për zbatimin e rekomandimit të 6 për reformat në Administratën Publike, rekomandimin 8 për luftën ndaj korrupsionit, rekomandimin 9 për luftën ndaj krimit të organizuar dhe rekomandimin e12 për të drejtat e njeriut.
Pas raportit debati ka dalë jashtë temës kur deputetët e Partisë Socialiste kanë bërë komente dhe pyetje ngjarje dhe fenomene kriminale që janë objekt i Policisë së Shtetit por që nuk janë të përfshira në planin e veprimet për 12 prioritet të Opinionit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Takimi i Komisionit të Integrimit është mbyllur pas dy orësh raportimi dhe debatesh ku Ministri Bredshëm ka falenderuar asistencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar si një element të rëndësishëm në arritjen e standarteve të kërkuara. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›