E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i ILDKP-se raporton ne Komision te Ligjeve

Kryeinspektori i Kontrollit dhe Deklarimet të Pasurive, Adriatik Llalla ka paraqitur raportin e vitit 2011 pranë komisionit të ligjeve. Llalla bëri me dije se janë një sërë rastesh të evidentuara nga ILDKP për konfliktet e interesit dhe mos deklarim të pasurive për të cilat janë vendosur 117 gjoba  e janë dërguar për procedim penal 16  raste. 
Gjatë raportimit të tij Lalla tha se vetëm një numër i vogël i rasteve që i dërgohen për hetim prokurorisë përfundojnë në gjykim pasi organi i akuzës i pushon çështjet. Lidhur me këtë kryeinspektori tha se ILDKP vendimet e prokurorisë i ka ankimuar edhe në gjykatë, ku kjo e fundit i ka dhënë të drejtë.  
Lidhur me konfliktin e interesit dhe hetimin e pasurive të fshehura nga zyrtarët në emrat e miqve dhe familjarëve, Llalla tha se është përgatitur amendamenti dhe aktualisht ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë e cila do të përgatisë edhe draftin përfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›