E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Mirel: Negociatat Shqipëri-KE zgjasin 12 muaj

Drejtori për Zgjerimin në KE, Pierre Mirel, konsideron se kriteri politik është themelor në procesin e dhënies së opinionit për statusin e vendit kandidat. Gjatë një interviste dhënë për portalin e internetit me qendër në Bruksel, "Blasmedia.eu", z. Mirel theksoi se cilësia dhe jo shpejtësia në plotësimin e pyetësorit është e domosdoshme dhe ndihmuese për Komisionin Evropian në krijimin e opinionin për vendin aplikant për statusin e kandidatit. Sipas drejtorit për Zgjerimin në KE, procesi nga marrja e përgjigjeve deri në marrjen e vendimit për nisjen e negociatave te anëtarësimit zgjat nga 12 deri në 16 muaj, gjë që rrëzon pritshmërinë e qeverisë shqiptare për fitimin e statusit kandidat brenda këtij viti. Gjithashtu, z. Mirel vuri në dukje se do të nevojiten edhe pyetje shtesë, për të qartësuar përgjigjet evazive të pyetësorit të parë, ose për të kërkuar informacione të mëtejshme nga ana e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›