E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkëmbëzat në LDD

Fjalët e rënda që përdori Adem Salihaj të martën kur komentoi zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Dardanisë, duket se nuk janë thjesht një mllef momental i një njeriu tashmë të degraduar politikisht.

Deklaratat e Nënkryetarit në Detyrë janë pasojë e një sërë ngjarjesh që janë zhvilluar në partinë e Nexhat Dacit dhe të cilat është dashur të ndodhë çarja në Konventën e Dytë që të mësohen nga publiku.

Burime të Expressit thonë se një sërë figurash të rëndësishme të LDD’së, që drejtoheshin nga Naser Rugova, kishin përgatitur planin për t’u vënë në krye të këtij subjekti duke shkelur Nexhat Dacin.

Por, skenari nuk kishte funksionuar.

Naser Rugova, pa konsultime me njerëzit që e mbështesnin, arriti të lidhë një aleancë të re me Kryetarin e LDD’së, marrëveshje kjo që i siguroi atij një vend të rëndësishëm në Këshillin Kombëtar, të shtunën.

“Tradhtar”, kështu iu kishte drejtuar Tomë Hajdaraj Naser Rugovës në Konventën e LDD’së, kur kishte mësuar se ai, Adem Salihaj, Hafiz Gagica dhe shumë personalitete të tjera nuk ishin përfshirë në listën e Këshillit Kombëtar.

Deputeti Gani Geci nuk ka qenë i përfshirë në këto zhvillime, por ai e ka një mendim për situatat që po zhvillohen në LDD.

“Brenda LDD’së dikush dikë e ka lënë në lloç. Se kush kë, thirrni ata e pyetini, sepse unë nuk dua tani të përmend emra”, ka thënë Geci për Express, të mërkurën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›