E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Fule: Vendimi, para zgjedhjeve lokale

Vendimi i KE-së, i drejtë dhe i balancuar

Para Kryeministrit Sali Berisha dhe librit me përgjigjet e pyetësorit të KE-së, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, premtoi se opinioni për Shqipërinë do të jepet para zgjedhjeve të reja. Ai garantoi se vendimi i Komisionit do të jetë i drejtë dhe i balancuar. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me z. Berisha, z. Fule vlerësoi punën e qeverisë dhe dorëzimin e pyetësorit e konsideroi një nga momentet më historike për vendin tonë. Dhe është e vërtetë se ju keni bërë një punë shumë të madhe për tiu përgjigjur këtyre pyetjeve në një mënyrë sa më të kuptueshme, - u shpreh z. Fule. Pas marrjes në dorëzim të këtij dokumenti voluminoz, z. Fule iu drejtua z. Berisha: Vlerësoj punën e kolegëve dhe institucioneve tuaja që keni përgatitur këtë pyetësor, tani është radha jonë të punojmë fort për të analizuar të gjitha këto përgjigje dhe për ti verifikuar të gjitha çështjet. Vendimi i Komisionit do të jetë i drejtë dhe i balancuar, duke pasur parasysh nëse janë përmbushur kriteret e Kopenhagenit për të pasur një përgjigje. Ai tha më tej: Koha e përgjigjes do të varet nga cilësia e informacionit që ne kemi marrë e kështu do të vendosim më pas për hapat e ardhshëm. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Berisha, komisioneri Fule ngriti shqetësimin për ngërçin politik në Shqipëri, duke nënvizuar domosdoshmërinë e normalizimit të situatës politike. Përfitoj nga ky rast që të informoj gazetarët, kolegët tanë, për të theksuar shqetësimin për normalizimin e situatës politike në Shqipëri. Respektimi i Kushtetutës dhe transparenca janë dy parimet që duhen respektuar, - theksoi Fule. Ndërkaq, duke iu referuar pyetësorit të KE-së, komisioneri Fule tha se libri me përgjigjet është më i rëndësishmi në historinë moderne të Shqipërisë. Më lejoni të shpreh vlerësimin tim për punën e të gjitha institucioneve që kanë marrë pjesë në realizimin e një libri të tillë. Tani na takon neve të analizojmë përgjigjet, të organizojmë misionet, ekspertët për të verifikuar çështje të ndryshme, për të kryer konsultime, për të krijuar opinionin tonë. Mendimi i Komisionit do të jetë i drejtë dhe do të vlerësojë në përputhje me gatishmërinë e Shqipërisë. Koha kur do të jepet opinioni, do të varet nga cilësia dhe informacionet që kemi marrë, - theksoi komisioneri Fule. Duke përsëritur se pas momentit të dorëzimit të përgjigjeve tani është radha e KE-së, Fule përgëzoi Kryeministrin Berisha: Keni bërë punë të jashtëzakonshme për t'iu përgjigjur pyetjeve. Më lejoni të vlerësoj dhe falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për këtë libër. Tani është radha jonë, është puna jonë, që të analizojmë në detaje përgjigjet. Ekspertë të ndryshëm në muajt në vazhdim do të verifikojnë përgjigjet për të marrë input shtesë. Ai sqaroi se opinioni do të jetë i ndershëm dhe i balancuar. Ne, - tha Fule, - do ti kushtojmë vëmendje kriterit të Kopenhagenit dhe kritereve që parashikohen në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Më lejoni t'ju informoj dhe të theksoj mungesën e progresit në politikë, puna parlamentare nuk është në vazhdën e kritereve të vendosura nga BE-ja. Ne këmbëngulim në respektin për Kushtetutën dhe luftën kundër korrupsionit. Është bërë shumë, por ka më shumë për të bërë. Unë mirëprita zhvillimet pozitive për liberalizimin e vizave, gjithsesi përpjekjet duhet të vazhdojnë. Liberalizimi është një proces i bazuar në meritë. Ne do të bëjmë propozimin për vizat sapo të plotësohen kriteret. Ne jemi të përkushtuar që të ndihmojmë vendin të ecë përpara, - theksoi komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›