E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi Raporti i KE Mirel ia dorezon Topit Te jete zilja per zgjim

TIRANE-Drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme per Zgjerim ne Komisionin Evropian Pier Mirel i prezantoi sot ne Tirane Presidentit te Republikes se Shqiperise Raportin vjetor te Perparimit te KE-se lidhur me statusin e Shqiperise si vend kandidat per integrim shoqeruar me nje apel.
Ky Raport Perparimi duhet te sherbeje si nje zile per zgjim tha sot Mirel duke nenvizuar rolin moderator te Presidentit si garantues i respektimit te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik njofton zyra per shtyp e Topit.

Ne bashkebisedimin mes tyre dy personalitetet e larta shprehen kenaqesine e ketij takimi ne nje moment shume te rendesishem per Shqiperine dhe shqiptaret ate te marrjes se vendimit per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Kjo eshte nje ngjarje historike per popullin shqiptar nje kulminim i suksesshem i te gjitha sakrificave dhe perpjekjeve te tij ne vite per te qene pjese e familjes se madhe evropiane e vlerave dhe standardeve demokratike te shoqerive te ketij Bashkimi - vuri ne dukje Presidenti Topi pasi vleresoi dhe shprehu mirenjohjen per ndihmesen e vazhdueshme te institucioneve te BE-se te ofruar pergjate viteve te tranzicionit.

Kryetari i Shtetit theksoi se duke pare edhe detyrat e pergjegjesite qe na shtron perpara ky Raport vjetor i Perparimit te gjitha institucionet dhe klasa politike duhet te jene te vetedijshme per te punuar me seriozitet dhe perkushtim maksimal qe te perballojne me sukses keto sfida ne dobi te zhvillimit dhe te se ardhmes evropiane te popullit shqiptar.

Nga ana e tij Drejtori per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme per Zgjerim ne KE Pier Mirel i shprehu Presidentit Topi urimet per vendimin e Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave te Shqiperise me BE-ne.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›