E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytje ne Malesine e Madhe 40 shtepi nen uje

SHKODER-Rreth 40 shtepi jane rrethuar nga uji ne Vukpapaj te Malesise se Madhe. Reshjet e rrembyeshme te shiut prej me shume se 48 ore kane shkaktuar daljen e ujrave te lumit Navreda nga shtrati. Gjovalin Vreshti kreu I komunes Kastrat ben te ditur se sot paradite banoret e rreth 40 shtepive jane zgjuar paraditen e sotme te rrethuar nga uji. Banoret jane ngjitur aktualisht ne katet e dyte te banesave te tyre pasi uji ka prekur dhe katet e para. Vreshti thekson se ka lajmeruar strukturat perkatese dhe pret qe mobilizimi I tyre te zgjidhe situaten. reshjet nuk kane pushuar per 48 ore pritet qe situata te perkeqesohet tha Vreshti.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›