E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHAV kunder subvencionit te kasave fiskale nga vendoret

SHAV e konsideroi projekt-ligjin e propozuar si nje pershkallezim te sulmeve te qeverise Berisha ndaj bashkive dhe komunave te opozites ne prag te zgjedhjeve vendore te vitit 2011.

Per me teper u shpreh Shoqata ky sulm eshte ne vazhden e sulmeve te tjera te ngjashme te koheve te fundit sic eshte tagri qe ju dha Ministrit te Financave per te bllokuar ne cdo kohe buxhetet vendore si dhe propozimi qe bizneset me qarkullim vjetor mbi 2 milione leke te paguajne TVSH.

SHAV denoncoi po ashtu faktin se projekt-ligji mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore i cili po shqyrtohet aktualisht ne Kuvendin e Shqiperise synon tu hedhe ne kurriz qeverive vendore barren financiare te korrupsionit me kasat fiskale duke mbeshtetur nderkohe idene qe bizneset ti blejne kasat me nje cmim te perballueshem per ta dhe me kompensimin nga buxheti i shtetit. Ne te kundert miratimi i ketij projekt-ligj do te rrenoje buxhetet e bashkive dhe komunave duke ju shkaktuar atyre rreth 90 humbje ne te ardhurat e veta. Ne disa bashki humbjet ne buxhetin vendor do te arrijne deri ne 140.

Sipas zyres se shtypit te Partise Socialiste nje grup perfaqesuesish te SHAV te kryesuar nga Kryetari i Shoqates Artan Shkembi dhe Drejtori Ekzekutiv Bledar Cuci tentuan te takohen me Ministrin e Financave Ridvan Bode per t i ngritur keto shqetesime por ky i fundit refuzoi ti priste.

Nderkohe qe Evropa ka hequr vizat per shqiptaret mesa duket kryetaret e bashkive kane nevoje per viza per te hyre ne institucionet e qeverise Berisha. Ne ishim sot ketu per ti kerkuar Ministrise se Financave qe te ulet ne tavolinen e perbashket me ne dhe te bisedoje ne lidhje me projektligjin qe qarkullon sot ne zyrat e Kuvendit te Shqiperise. Do ti benin thirrje sot qe ky projektligj te terhiqet ose qeveria te gjeje menyra te tjera per kompensimin e kasave per biznesin e vogel. Ne serish vazhdojme ti bejme thirrje kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij qe te ulet ne tryezen e bisedimeve me ne ne rast te kundert ne do te pershkallezojme veprimet tona dhe nuk do te lejojme qe sherbimet ndaj qytetareve dhe buxhetet e bashkive tona te cenohen tha kryetari i kesaj shoqate Artan Shkembi.

2010-11-10 0836

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›