Integrimi, Sannino takim në selinë e PS-së
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino ne diten e tij te dyte te vizites ne Tirane eshte ndaluar per nje takim ne seline e Partise Socialiste.
Sannino, si edhe ne takimet e tjera ka qene i shoqeruar nga ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tone, Etore Sekui.
Synimi i vizites se sanninos eshte ndjekja nga afer e ecurise se planit te veprimit per 12 kushtet e lena nga BE per integrimin e Shqiperise.
Dje, Sannino mori ne dore nga kryeministri, Sali Berisha dokumentin me planin e veprimit dhe vleresoi punen e mire qe eshte bere ne kuader te dialogut mes forcave politike, duke kerkuar vijim te tij dhe rezultate te metejshme konkrete.