Konflikt vëllezërish,plagoset njëri,vritet 8 vjeçarja

Foto Ilustruese
KURBIN- Një krim brenda familjes ka ndodhur në Kurbin. Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se krimi ka ardhur si pasojë e një sherri mes vëllezërish me pasojë vdekjen e nje vajze te vogel, dyshohet mbesa e tyre dhe plagosjen e njerit prej vellezerve, baba i viktimes.
Nuk ka ende detaje të ngjarjes, por ajo që dihet është se ngjarja ka ndodhur në Zhejë të Kurbinit dhe dy vëllezërit Aleksander e Llesh Cara janë zënë me vellane Mark Cara.
Më pas kanë nxjerrë armët e kanë shtënë në drejtim të tij. Për pasojë nje vajze e vogel, ndoshta 8 vjecare ka mbetur e vrarë dhe Mark Cara është plagosur. Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimin dhe zbardhjen e saj.