E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi Topi Bashkepunim politik institucional

Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se objektivi i vendit është përshpejtimi i procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë.

"Ne shpresojmë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian brenda këtij viti, pasi të kemi plotësuar kriteret e duhura, ku më kryesori është dialogu dhe bashkëpunimi politik institucional", mësohet të ketë deklaruar presidenti i Republikës, gjatë një takimi me Ambasadorin danez Karsten Jensen, me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian nga ana e Mbretërisë së Danimarkës.

Gjatë këtij takimi pune me Ambasadorin danez Jensen, ben te ditur njoftimi zyrtar Integrimi12 rekomandimet e KEPlani i ri për integrimin PD-PS "noterizojnë' paktin i presidences, kreu i shtetit theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është objektivi kryesor i politikës së jashtme shqiptare që reflekton dhe synon të përmbushë aspiratën e gjerë të qytetarëve shqiptarë për të qenë pjesë edhe zyrtarisht e familjes evropiane.

Kryetari i Shtetit vlerësoi rolin dhe kontributin e Ambasadorin Jensen dhe shprehu bindjen në mbështetjen e plotë të Presidencës daneze për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen, e informoi dhe i paraqiti Presidentit Topi përparësitë e programit të presidencës daneze të radhës së Bashkimit Evropian, ku një vend të veçantë do të zerë vazhdimësia e procesit të zgjerimit, si dhe mbështetja dhe ndihmesa ndaj Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në gjirin e familjes evropiane.

Ambasadori uroi që Shqipëria të arrijë ta marrë e ta meritojë statusin e vendit kandidat dhe do të ishte një gjë shumë e mirë sikur kjo të ndodhte në këtë vit të njëqindtë të pavarësisë së saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›