E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi ekonomik i Shqiperise me BE

Progres-raporti i publikuar nga Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë progrese të mëtejshme në të qënit një ekonomi tregu funksionale. Në këtë raport të BE theksohet integrimi ekonomik i Shqipërisë me BE. Hapja e ekonomisë shqiptare vazhdoi të rritet në vitin 2011. Tregtia e mallrave dhe shërbimeve gjatë viti të kaluar ka arritur në pothuajse në 90% të PBB, krahasuar me vitin 2010 thuhet më tej në raport duke bërë që BE të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Po kështu rreth 80% e shitjeve totale shqiptare me jashtë janë të drejtuara në BE, ku tekstilet dhe këpucët kanë realizuar më shumë se gjysmën e totalit të eksporteve. Marrëdhëniet tregtare me vendet e bllokut 27 anëtarësh janë intensifikuar edhe me rritjen e importeve në 65% të totalit. Raporti i KE vë në dukje se pavarësisht kushteve të pasigurta ekonomike në disa vende anëtare të BE, eksportet shqiptare drejt BE janë rritur me gati 8.5% nga viti në vit kryesisht për periudhën janar –korrik. Në vitin 2011 theksohet në raport-progresin për Shqipërinë, një rritje e konsiderueshme është vërejtur me vendet e CEFTA-s si për importet dhe eksportet. Gjatë këtij viti tregtia e mallrave me CEFTA-n u rrit afërsisht me 33%, që do të thotë 17,2% më shumë në totalin e eksporteve dhe 13,5% të totalit për importet. BE mbetet gjithashtu burimi kryesor i investimeve të huaja direkte. Ndër të tjera KE vlerëson rritjen e konkurrencës së kostove duke filluar nga viti 2010, duke treguar një ulje të fortë të shpenzimeve të punës për njësi e ndihmuar kjo nga rritja e një produktiviteti të lartë.
Raport progresi i KE ka vlerësuar mbi të gjitha vijimin e rritjes ekonomike shqiptare, kryesisht në vitin 2011. Si konkluzion thuhet se stabiliteti makroekonomik është ruajtuar dhe se Shqipëria është goditur më pak nga kushtet ekonomike të jashtme. Politika monetare ka kontribuar me sukses në mbajtjen stabël të inflacionit. Sistemi bankar vijon të mbetet i shëndetshëm dhe i mirëkapitalizuar.
BE vlerëson se programi i gjashtë ekonomik dhe fiskal i paraqitur nga Shqipëria për periudhën 2012-2014 tregon për një skenar optimist makroekonomik në një periudhë afatmesme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›