E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqja ndrra e Ismail Qemalit

Shfaqja "Ëndrra e Ismail Qemalit" që mban autorësin e Bashkim Kozelit është premiera  e parë e sezonit të ri artistik të Teatrit Kombëtar, kjo  është drama fituese e konkursit mbarëkombëtar të dramës shqipe, organizuar për nder të kremtimeve të 100 vjetorit. Drejtori i teatrit thotë se është nje shfaqje e  veçantë dhe ku do ketë mjaft risi.
Platforma e regjisorit Spiro Duni synon që ky dramatizim të shkojë drejt një teatri poetik, drejt emocioni të drejtpërdrejtë ku dominon modestia kombëtare.  Ku përshkohet  rrëfimi dramatik i Ismail Qemalit pas shpalljes së pavarësisë 
Vepra dominohet nga figura e Ismail Qemalit e cila do të jetësohet nga Fatos Sela  i cili thotë  se  është një  personalitet mjaft kompleks
Ndërkohë që  një lajm mjaft pozitiv është rikthimi në skenë i aktorit Roland  Trebicka në rolin  e Seit beut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›