E Diel, 1 Nëntor 2026

“Integrimi europian, një nga prioritetet kryesore të shoqërisë shqiptare”

05-02-2013 / Gazeta 55

Presidenti Nishani takon Komisionerin për Zgjerim të BE, Stefan Fyle

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati dje një drekë pune me Komisionerin për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë të Bashkimit Evropian, zotin Stefan Fyle, gjatë së cilës u diskutuan agjenda evropiane e Shqipërisë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga ana e tij, Komisioneri Fyle shprehu besimin për një rol aktiv të Presidentit të Republikës në kapërcimin e ngërçit politik përmes promovimit të një ambienti dhe platforme të përqasjes pozitive të procesit të integrimit evropian, brenda agjendës së përbashkët të Shqipërisë dhe Delegacionit Evropian.
Ndërsa presidenti Nishani rinënvizoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë procesi i integrimit evropian si një nga prioritetet kryesore të shoqërisë shqiptare. Ndër të tjera gjatë takimit, Presidenti Nishani nënvizoi rolin kontribuues të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal, të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kreu i Shtetit shprehu bindjen e tij se ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të pasur zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve ndërkombëtare.
Presidenti i Republikës diskutoi me Komisionerin për Zgjerimin çështje që lidhen me reformën në drejtësi, për të cilat gjeti mirëkuptimin e Komisionerit Fyle.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›