E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi i Shqiperise Sanino Problem mungesa e dialogut

Mungesa e dialogut politik do të pengojë integrimin e Shqipërisë. Me këtë mesazh zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Bashkimin Evropian u është drejtuar politikanëve shqiptarë. Në një tryezë të organizuar në Tiranë, zoti Stefano Sannino theksoi se marrëveshjet dhe gjetja e gjuhës së përbashkët janë pikat kyçe për të çuar vendin përpara.

“Ka gjithashtu shumë aktivitete të tjera në vijim, përsa i pëtket pjesës politike. Dialogu politik ndërmjet palëve kryesore është me siguri një zhvillim shumë i mirëpritur, përderisa dialogu ndërmjet partive është eleent kyç për këtë proces. Në opzionet dhe prioritetet tona kemi treguar qartësisht se ka disa objektiva politike që duhet të zgjidhen, nëse vendi duhet të nisë rrugën drejt Europës”, tha Stefano Sannino, zvdrejtori i përgjithshëm i zgjerimit, BE

Tryeza e organizuar nga Ministria e Integrimit, kishte si qëllim marrjen e orientimeve të mëtejshme për të ndihmuar bashkimin e Shqipërisë me vende e Evropës.

“Po ndjekim rrjedhën normale të hapave të këtij procesi, me synimin e rradhës, realizimin e zgjedhjeve vendore të 8 mamjit, conform standarteve ndërkombëtare. Në këtë kuadër, thirja e tryezës së partive polityike në parlamentin shqiptar nga maxhoranca, jo vetëm është një veprim I ndërmarrë në funksion të dialogut politik parlamentar për të adresuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it që i drejtohen partive, por edhe një tregues i përpjekjeve tona për një klimë të qetë politike parazgjedhore. Shpresojmë që angazhimi të jetë i përbashkët maxhorancë qeveri dhe rezultati i matshëm, i përkthyer në respektim të ligjit dhe përbushje të detyrimeve të diktuara”, tha Majlinda Bregu, ministre e Integrimit.

Zoti Stefano Sannino ka vlerësuar kryerjen e deritanishme të reformave nga qeveria shqiptare. Arritjet në sektorë të ndryshëm ishin pjesë e bisedimeve në tryezën e organizuar në Tiranë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›