E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta “Virgin”, “arrest në burg” për 3 të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Apelit ka lënë në burg tre nga të akuzuarit e tjerë për kontrabandën e naftës “Virgin”.

Në seancën e sotme trupi gjykues ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për masën “arrest në burg” për administratorin e firmës “Euroil” Hajri Elezaj, Kadri Hajredinin, makazinier i firmës “Fisheku” dhe Vladimir Kotecin.
 

Ndërkohë ditë më parë Apeli ka lënë në burg edhe Ilias Fishekun, adminsitrator i firmës “Fisheku”, Martin Fishekun dhe Bajram Fishekun bashkëadminsitrator të firmës, “Fisheku”, Dashamir Kasaj, specialist tek drejtoria e tatimeve, Edmond Ferraj, doganier në Vlorë, Flamur Merkaj asistet të firma “Fisheku” dhe Fadil Abdurramanin shofer i kamionit të firmës “Fisheku”.
 

Ata akuzohen se e kanë shitur naftën “virgin” si të ekspertuar si të ishte benzinë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›