E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Rinas, katër persona të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në Rinas me pasojë kater persona të plagosur. Duke iu referuar burimeve të policisë mësohet se një makinë është përplasur me një shtyllë ndricimi e si pasojë dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk bëhet i ditur indetiteti i tyre ndërsa mjeti me të cilën udhëtonin është një BMV me targa DR 22 11 F.

Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes thotë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së madhe të mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›