E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pakenaqurit Gjinushi Na lane keshillat bashkiake

Aleati me i hershem i socialisteve Skender Gjinushi  do te konkuroje vetem per keshilltare komunash dhe bashkish ne zgjedhjet e tete majit. Nje dite pasi kryesia e socialisteve percaktoi kandidatet per garen e majit, kreu i socialdemokrateve eshte me i pakenaquri nga ndarja e zonave, pavaresisht se kete e fsheh permes toneve te humorit me te cilat komenton vendimin e PS.

”Gjithnjë partitë e mëdhaja kanë tendencën të tërheqin nga vetja. Megjithatë ne nuk e kemi pasur këtë qëllim në vetëvete dhe meqë kryetarët lidhen më drejtëpërdrejtë me karrigen dhe populli thotë që partitë luftojnë për karrige atëherë ne këtë rradhë po luftojmë më shumë për këshilltarë të cilët  i kanë karriget në seri, jo kështu personale” tha Gjinushi.

Por megjithe aleancen me socialistet, Gjinushi thote se ne kete ndarje te zonave ka toleruar PS, duke u shprehur se i ka permbur oreksin kesaj te fundit vetem per nje shkak: “Kështu u vendos. Ne do bëjmë lojën tonë, do bëjmë fushatën tonë për të rritur përfaqësimin e PSD sepse zgjedhjet lokale këtë rradhë kanë një konotacion të qartë politik. Janë preludi për të kaluar në zgjedhje të parakohshme. PSD zgjedhjet lokale i shikon vetëm si një trampolinë për të kaluar në zgjedhje të parakohshme sepse as pushteti lokal as ai qëndror nuk mund të funksionojnë me këtë qeveri. Meqë kemi këtë qëndrim i kemi hapur rrugë orekseve të PS-së për kryetar komunash dhe bashkish”.

Marre shkas nga zonat qe i jane lene PDK si aleat  i opozites ne keto zgjedhje, Gjinushi e sheh normale kete sjellje kur thote se eshte normal qe nje aleat i ri te mbahet me mire, por ai argumenton me faktin se partia e Ndokes synon te marre votat e te djathteve te zhgenjyer. 

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›