E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i pagesave digjitale, Sejko në tryezën rajonale për SEPA dhe TIPS Clone

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët rajonale me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Bankën e Italisë, ku u diskutua progresi në zbatimin e SEPA-s dhe projektit TIPS Clone.

Gjatë takimit, Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë po avancon në përmbushjen e kërkesave teknike për lidhjen me TIPS, ndërsa sektori bankar ka shprehur gatishmëri të lartë për t’u përfshirë në këtë proces, i cili pritet të realizohet në mënyrë graduale.

Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të shërbimeve mbështetëse, me qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përfitimeve nga sistemet e pagesave të menjëhershme.

“Këto zhvillime janë kyçe për modernizimin e tregut të pagesave dhe avancimin e agjendës drejt ekonomisë “cashless””, tha Guvernatori Sejko.

e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›