Integrimi jane zbatuar vetem 20 te masave qe kerkoi BE
Perpara publikimit te raportit te Komisionit Europian per Shqiperine fondacioni Soros ka bere publik nje studim te detajuar sesa vendi ka permbushur detyrimet qe ka marre persiper. Ne studim nuk perfshihen dy prioritete qe lidhen me zgjedhjet por megjithate vihet ne dukje se pika me e dobet e Shqiperise eshte moszbatimi i kriterit politik ku eshte bere pak ose aspak progres krahasuar me nje vit me pare. Kjo per shkak kryesisht dhe thelbesisht te mosvleresimit te perpjekjeve qe kerkohen dhe jane te domosdoshme ne ato fusha ku kerkohet dhe progresi varet nga konsensusi politik. Ne krahasim me nje vit me pare nga 102 masat e planifikuara per tu zbatuar gjate vitit 2011 vetem 20 jane zbatuar. Ndersa 76 e masave te parashikuara jane pjeserisht te zbatuara ndersa per 4 puna ende nuk ka filluar. Por ne punen per te monitoruar zbatimin e 12 prioriteteve per integrimin fondacioni nuk duket se ka gjetur bashkepunim te plote me te gjithe zinxhirin e administrates i cili ne shume raste ka injoruar kerkesat e tyre per pergjigje. Dhe kjo ndodh kur progres-raporti hartohet duke konsultuar sistematikisht shoqerine civile sic tha perfaqesuesi i Bashkimit Europian ne Tirane. Per te permbledhur nje informacion cilesor per kete raport jane derguar 50 kerkesa per informacion dhe takime ne te gjithe njesite e linjes dhe autoritetet perkatese. Ne kemi marre pergjigje ne 48 per qind te ketyre rasteve dhe vetem ne 34 per qind te rasteve informacioni eshte i plote. Ne 20 per qind te tyre nuk kemi pasur asnje pergjigje nga institucionet tha Dobrushi. Vendi duhet te mobilizoje te gjitha burimet e veta ne menyre qe te beje progres drejt Bashkimit Europian. Dhe kjo do te thote mobilizim te burimeve te qeverise opozites medias akademikeve qytetareve dhe gjithashtu edhe te shoqerise civile. Sepse kjo shoqeri ka rol te vecante ne sjelljen e ekspertizes dhe te perspektivave alternative ne ceshtjet e reformave tha perfaqesuesi i Bashkimit Europian Clive Rumbold. Pas publikimit te raportit te Komisionit Europian me 12 tetor fondacioni Soros do te ndermarre nje seri aktivitetesh per te diskutuar hapat e metejshem per te cuar perpara reformat.