Kodheli-Bode beteje shifrash per taksat e naftes dhe makinat
Prej kohesh nenkryetarja e Komisionit Parlamentar per Financat dhe Ekonomine Mimi Kodheli kishte kerkuar nje ballafaqim me kreun e Financave Ridvan Bode sa i takon situates me cmimet ne teresi dhe ndikimi qe kane dhene taksat e qeverise. Prej dy javesh Kodheli ka artikuluar disa here kerkesen per rishikimin e disa taksave madje se shpejti do te paraqese nje propozim ne Parlament per uljen e TVSH-se si taksa qe ndikon direkt te cmimet.
Ne seancen e djeshme te Parlamentit Kodheli dhe Bode u perballen ne nje beteje te forte shifrash ku te dyja palet mbronin tezen e tyre duke u fokusuar te taksat e rritura per karburantet dhe ligji i ri per automjetet e perdorura.
Te dhenat tregojne se krahasuar me vitin 2005 qeveria i ka rritur taksat mbi karburantet me mbi 20 leke/liter. Vetem ne akcize qe nga viti 2005 eshte nderhyre 4 here. Ne vitin 2005 akciza paguhej ne nivelin mesatar 22 leke/liter ndersa sot me nderhyrjet qe ju keni bere ne ligj eshte fiksuar ne 37 leke/liter. TVSH-ja qe paguhej ne vitin 2005 ishte mesatarisht 11 leke/liter ndersa sot eshte 30 leke/liter kurse taksen e karbonit jua lame ne 2005-n 1 lek/liter sot eshte 3 deklaroi deputetja e PS-se.
Por ministri i Financave i argumentoi keto ndryshime ligjore me qellimin per te stabilizuar tregun ulur informalitetin si dhe perafrimin e disa kushteve me direktivat e BE-se. Ne kemi ulur disa taksa dhe keto duhet ti permendesh sic ishte tatimi mbi fitimin nga 20 ne 10 per qind apo kontributet nga 32 ne 15 per qind sikurse kemi hequr 18 taksa nacionale. Te gjitha keto kane ulur koston e biznesit iu pergjigj ministri. Sipas tij edhe pse ka nje ulje te taksave te ardhurat ne buxhet ku vetem nga akciza llogariten rreth 25 miliarde leke me shume ne raport me vitin 2005. Ne luftuam informalitetin dhe rritem zhdoganimet per nje sere mallrash ne nje kohe kur qeverisja socialiste kishte deshtuar ne te gjitha drejtimet tha ministri.
Reagimi i Kodhelit ishte i menjehershem. Sipas saj nga perllogaritjet del se taksat jane dyfishuar duke ndikuar edhe te cmimet por ministri sqaroi se jane pergjysmuar. Kreu i Financave shpjegoi edhe skemen e re per taksen e automjeteve te perdorura te cilat prej muajit gusht importohen duke mos paguar dogane. Ishte kerkese e BE-se per te rregulluar dhe ekuilibruar tregun. Paguhej pardrejtesisht nje takse per te gjithe pavaresisht se here e perdornin mjetin kurse ne propozuam nje takse per karburantin e cila rendon me shume tek ata qe e perdorin tha ministri i cili pranoi se taksat e reja te karburantit mund te japin nje ndikim te cmimet ne masen 2 per qind.