Integrimi, miratohet raporti mbi liberalizimin e vizave
Autori i Lajmit: red.
Komiteti Ndërministror i Integrimit miraton raportin mbi përmbushjen e detyrimeve për arritjen e liberalizimit të vizave me BE-në, si kusht për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë Në mbledhjen e tij, Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi një raport të hollësishëm, në zbatim të detyrimeve që duhen përmbushur për arritjen e heqjes së sistemit të vizave dhe lëvizjen e qytetarët shqiptarë në hapësirën e Bashkimit Evropian. Ky raport është përgatitur nga ministritë dhe të gjitha agjencitë përkatëse dhe do të dorëzohet në datën 14 janar në Bruksel. Kryeministri Berisha theksoi se ky proces po ecën në kursin e tij shumë të mirë, pas vizitës që bëri në Tiranë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Franko Fratini, marrjes së pyetësorit nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, të dorëzuar nga Drejtori i Përgjithshëm në Komisionin Evropian, shqyrtimit të të gjithë problematikës dhe detyrimeve që rrjedhin nga ky pyetësor, nga të gjitha institucionet e vendit. Përgjigjet për këtë pyetësor kanë pasur një impakt qartësisht pozitiv, u shpreh Kryeministri. Kreu i ekzekutivit theksoi rëndësinë e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me kartat e identitetit, si një kusht në plotësimin e detyrimeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009