Karta, 600 lekë për studentët dhe 400 lekë për nevojtarët
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Qeveria do të përgjysmojë për studentët tarifën e pajisjes me letërnjoftime dhe do të ulë këtë tarifë me 70 % për shtresat në nevojë. Kryeministri Berisha u shpreh gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Integrimin, se qeveria do të krijojë mundësinë që studentët ta marrin letërnjoftimin me çmim të përgjysmuar, ndërkohë që për shtresat në nevojë kjo tarifë do të ulet me 70 për qind. Kryeministri u shpreh se mbledhja e këtij komiteti përkon me një ditë vërtetë të shënuar, në përpjekjet e këtij vendi drejt modernitetit, me ditën e fillimit të regjistrimeve për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, të teknologjisë më të lartë në Evropë. Berisha përshëndeti qytetarët për interesimin e madh që kanë treguar që në ditën e parë të hapjes së procesit të regjistrimit për marrjen e letërnjoftimeve, si dhe i inkurajoi ata edhe më tej në këtë proces. “Përshëndes qytetarët për mençurinë dhe interesin e madh që po shfaqin për t u pajisur me këto dokumente, të cilat janë një kusht absolut për liberalizimin e heqjes së vizave. Nuk mund të bëhet fjalë që shqiptarët të lëvizin pa viza, nëse ata nuk janë të pajisur me dokumentet më të sigurta të identitetit të tyre”, - u shpreh Kryeministri. Duke iu referuar vizitës së tij në një nga qendrat e kryeqytetit që operon për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, Kryeministri siguroi se agjencitë përgjegjëse për këtë proces do të shqyrtojnë çdo ditë veprimtarinë e tyre, për ta përmirësuar akoma më tej këtë proces që ka nisur mbarë. “Ka qenë dita e parë e këtij procesi dhe më informojnë se deri në orë 10.00 kanë mbaruar kuponët e regjistrimit, të cilat i emeton një kompani franceze. Ajo do të prodhojë edhe më shumë kuponë, në mënyrë që t i përgjigjemi këtij interesi shumë të lartë të qytetarëve”, - tha Kryeministri. Kryeministri theksoi më tej se është e vërtetë që qeveria ka vendosur masa gjysmëdetyruese dhe detyruese për pajisjen me këtë dokument, por këtë gjë e ka bërë në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit. Gjithashtu, Kryeministri u ndal edhe në tarifën për marrjen e këtij dokumenti, duke u shprehur: “Qeveria, me vendim qarkullues, do të përcaktojë tarifat e reja. Si fillim kemi ulur me mbi 30 për qind çmimin për marrjen e këtij dokumenti, kemi hequr TVSH-në e letrës. Pra, janë bërë disa hapa, por do të ndërmerren edhe hapa të tjerë ndaj atyre shtresave që janë më në nevojë. Studentët do ta marrin këtë kartë me çmim të përgjysmuar. Krahas tyre, edhe kategori të tjera do ta marrin me gjysmë çmimi, ndërsa familjeve me ndihmë ekonomike u takon ta marrin me rreth 30 për qind të çmimit, në një kohë kur çmimi real është 14-15 mijë lekë”, - nënvizoi ai. Kryeministri tha se ky dokument nuk mund dhe nuk duhet të shpërndahet falas, sepse kjo rrugë është mënyra më e sigurt për abuzivitet, por nga tjetër, ky është një çmim ndër më të ulëtit që mund të ketë praktikuar ndonjë vend.
Letërnjoftimi, ulja e tarifës, kategoritë
“Qeveria, me vendim qarkullues, do të përcaktojë tarifat e reja. Si fillim kemi ulur me mbi 30 për qind çmimin për marrjen e këtij dokumenti, kemi hequr TVSH-në e letrës. Pra, janë bërë disa hapa, por do të ndërmerren edhe hapa të tjerë ndaj atyre shtresave që janë më në nevojë. Studentët do ta marrin këtë kartë me çmim të përgjysmuar. Krahas tyre, edhe kategori të tjera do ta marrin me gjysmë çmimi, ndërsa familjeve me ndihmë ekonomike u takon ta marrin me rreth 30 për qind të çmimit, në një kohë kur çmimi real është 14-15 mijë lekë”.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009