Integrimi ndershqiptar dhe Integrimi evropian
Koncepti i sovranitetit kombëtar, në kuadrin e globalizimit të botës dhe të integrimit europian po ndryshon. Me përhapjen e shpejtë të teknologjisë së komunikimit , me zhvillimin e shkencave, me qarkullimin dhe lëvizjen e lirë e të shpejtë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe veprimtarive intelektuale në botë, afrimi dhe vartësia me njëri tjetrin e vëndeve në fusha të ndryshme, kryesisht në ekonomi, siguri dhe arsim e kulturë ka sjellë si rezultat edhe zhvillimin e detyrueshëm të vlerave, sjelljeve dhe mentaliteteve të imponuara të vëndeve të zhvilluara, veçanërisht ndaj vëndeve të vogla ose të pa zhvilluara. Në këtë kuadër ,bota po përparon me shpejtësi për tu kthyer në një “shtëpi”.
Por, për t’u bërë anëtarë të kësaj “shtëpie” të madhe të përbashkët, parashtrohen disa kushte, kushte të cilat shtetet e organizuara kombëtare i realizojnë më lehtë, duke ruajtur dhe mbrojtur edhe identitetin e tyre kombëtar. Në këtë kuptim, bota shqiptare përbën një rast unikak në rajon dhe në Europë. Kombi shqiptar është i ndarë në pesë pjesë të rëndësishme dhe shteti aktual, Shqipëria,kufizohet në kufijtë shtetëror me pjesët e tjera të hapsirave territoriale dhe popullsinë e kombit të vet, shqipëtar. Në kuadrin e integrimit Europian, kombi shqiptar përbën një komb, i cili nga gjeopolitika Europiane dhe politika shqiptare e Kosovare është pranuar që të hyjë në Europën e Bashkuar, jo si një bashkësi kombëtare, por i copëtuar ;me shtetin aktual të Shqipërisë më vehte, me Kosovën maksimalisht shtet të pavarur dhe sovran, me shqiptarët e Maqedonisë, si pjesë e shtetit Maqedonas, me shqiptarët e Luginës së Preshevës në kuadrin e shtetit të Serbisë, me shqiptarët e Podgoricës, në kuadrin e shtetit të ri të Malit të Zi, me territoret dhe pasuritë e shqiptarëve në pjesën jugore,Çamërinë në Grerqi, jashtë kufijëve të Shqipërisë dhe që Athina zyrtare nuk pranon për të zgjidhur të vërtat historike. Ky konfiguracion gjeografik i kombit shqiptar përbën edhe ndryshimin më të madh në raport me shtetet e tjera në rajon dhe antarët ose kandidatët e tjerë të Bashkimit Europian. Me rënien e Murit të Berlinit, Gjermania Lindore u bashkua me Gjermaninë Perëndimore pa asnjë pengesë dhe në Bashkimin Europian përbëjnë një bashkësi të caktuar kombëtare me një shtet të vetëm ,të përbashkët.
Askush nuk i akuzoi dy Gjermanitë, se ata dëshironin të krijonin “Gjermaninë e Madhe”, edhe pse ndarja e Gjermanisë ishte realizuar nga sanksionet e Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa çështja kombëtare Shqipëtare shikohet të zgjidhet me kritere të tjera që nuk i janë kërkuar asnjë vëndi dhe kombi tjetër Europian .Por analistë të ndryshëm strategjik kanë mbëritur në përfundimin, se “Bashkimit Europian i mungon koncepti se si t’i trajtojë vendet e Ballkanit Perndimor , a duhet një qasje rajonale apo një qasje e posaçme për secilin vënd veç e veç”, e cila përbën edhe dilemën aktuale të Bashkimit Europian.Ajo herë mbështet integrimin në rajon ,herë kërkon plotësinmin e standarteve bashkarisht por vlersimi të jetë I vëçantë për integrimin në NATO dhe në BE. Me këto pikë pyetje është ngritur edhe koncepti menaxhimit të “Ballkanit Perëndimor”, si rajoni më problematik në Europë me trashgimi të gjatë historike .
Shqipëria para vitit 1913 përbëhej nga 4 vilajete me 92 000 kilometra katrore. Marrëveshjet e Shteteve të Mëdha kombin shqipëtar e ndanë në disa pjesë, duke lënë brënda shtetit amë vetëm 28 000 kilometra katrore dhe një të tretën e popullsisë kombëtare të atyre viteve. Dhe kjo pjesë e kombit shqipëtar shpëtoi vetëm nga këmbëngulja e presidentit të atëhershme të Amerikës, Ëillson,mbasi skenarët e Europian e kishin ndarë edhe këtë pjesë për tia dhënë Sërbisë dhe Greqisë.Aktualisht, kombi shqipëtar ndodhet përballë dy sfidave të mëdha historike: integrimi ndërshqiptar dhe integrimi kombit shqipëtar në Bashkimin Europian. Nëse Shqipëria do të ishte një shtet i fuqishëm dhe do të kishte mbështetjen e nevojëshme ndërkombëtare, ajo fillimisht do të zgjidhte sfidën e parë; integrimin ndër shqiptar, pra bashkimin e trojeve shqiptare, shuarjen e kufijve ndër shqiptarë dhe krijimin e shtetit- komb shqipëtar. Kjo zgjidhje do të përputhej edhe me konceptin e Evropës, e cila për vehte kërkon krijimin ose rikrijimin e shteteve kombëtare, ashtu siç mbështeti edhe krijimin e shteteve të reja kombëtare nga shtetet shumëkombëshe, siç ishte rasti krijimit të shtetit të Kroacisë, Sllovenisë,Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës nga Federata e Jugosllavisë , Çekisë dhe Sllovakisë nga Çekosllovakia ,apo bashkimin e shteteve të të njëjtit komb , siç u veprua me Gjermaninë.etj. Ndërsa shqiptarët nga skenarët e Europës se vjetër vazhdojnë akoma të jetojnë të ndarë në gjashtë njësi të ndryshme politko-shtetërore dhe sipas zhvillimeve,me vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,njëra prej tyre do të krijojnë një shtet tjetër të kombit shqipëtar,shtetin e Kosovës, në kufijtë Veri Lindor me Shqipërinë. Pra, ka një ndryshim të madh midis integrimit në Bashkimin Europian si shtet kombëtar i Shqipërisë dhe integrimit të copëtuar të këtij kombi në këtë Union.
Trajtimi dhe zgjidha e këtij problemi nuk mund të realizohet as me qëndrimet “moderniste”,servile të shumicës së politikanëve shqipatrë ndaj Europës dhe Amerikës dhe as me qëndrimet ekstreme të grupeve të caktuara që kërkojnë ta bashkojnë kombin me “njësi guerile”. Shqipëria është një vënd i vogël dhe me peshë të pa mjaftueshme për të qenë një aktorë i fuqishëm për zgjidhjen e çështjes kombëtare.Por ajo nuk ka punuar në krijimin e një institucioni mbarëkombëtar për të përcaktuar rrugët e zgjidhjeve bashkëkohore , sipas të drejtës ndërkombëtare dhe nëpërmjet një politike dhe diplomacie aktive të përbashkët t’u bëhej e qartë të gjitha organizmave ndërkombëtare e vërteta historike. Zhvillimet politike vërtetun se sa të gabuara kanë qenë qëndrimet dhe deklarimet e disa politikanëve shqipatrë në lidhje me çëshrtjen kombëtare . Zoti Nano ,kur ishte kryeministër ,mbas 1997-ës, deklaroi se integrimi Kosovës në Bashkimin Europian do të kalojë nëpërmjet Beogradit.
Ndërsa zoti Meta me cilësinë e kryesatrit të Lëvizjes Socialiste për Ýntegrim deklaronte se “Kosova duhet të marrë pavarsinë Europiane “,ndersa Zoti Mustafai , ish ministri Punëve të Jashtme e çoi në “pavarsi të kushtëzuar”. Të gjitha këto sofizma koha i hodhi poshte.Por i dyshimtë është edhe qëndrimi I një pjese të politikës Kosovare në përcaktimin e simboleve dhe himnit kombëtar. Flamuri shtetit të Kosovës duhet të përmbajë brënda të tjerave shqiponjën dy krenare,si simboli kombit Shqiptar,ndërsa himni kombëtar është plotësisht i logjikshëm që të jëtë aktuali.Në vënd që bota shqiptare të integrohet tek vehtë vehtja,po jep shënja të largimit të saj. Politika mbarëshqiptare duhet të përgatitet që për çdo kërkesë për shkëputje tërritoriale te Mitrovicës të vëndosë në tavolinë të drejtën e bashkimit me pjesën tjetër të kombit shqipëtar,Luginën e Preshevës ku jetojnë mbi 107 mijë shqiptarë .
Nëse Mitrovica përfundon në një krahinë autonome e shtetit të ri të Kosovës,këtë të drejtë duhet ta gëzojë edhe pýopullsia shqiptare e Luginës së Preshevës në raport më Beogradin.Politika shqiptare duhet ta ngrerë dinjitetin e saj dhe në marrdhëniet me fqinjët duhet të vëndosë reciprocitetin. Këtu nuk kemi të bëjmë as me teoritë e “Shqipërisë së Madhe” dhe as me ndryshimin e kufijëve ekzistues,por me rivendosjen e të drejtave historike të shqipëtarëve.kufijve . Formula e Europës është ”Europa e Bashkuar e Kombeve” dhe jo “Europa e Bashkuar e Qytetarëve”. Pra, këtu ndodhemi përballë një koncepti, i cili ndryshe zbatohet për vëndet e mëdha dhe të fuqishme dhe ndryshe për vëndet e vogla dhe, veçanërisht, të pazhvilluara. Pra, popujt,edhe në Europë , në një farë mase, janë ndarë me klasa. Propoganda e shfrenuar e politikanëve shqiptarë e ka ç’orinetuar mendimin kombëtar të shqiptarëve dhe në kuadrin e globalizmit dhe integrimit Europian ka krijuar mendimin se integrimet rajonale dhe evropýane janë më të rëndësishme se sa integrimi paraprak ndërshqiptar.
Të dy këto integrime janë të lidhura dhe të ndërvarura nga njëra tjetra. Gjermania Perëndimore, duke qenë anëtare e BE-së dhe e NATO-s u ribashkua me Gjermaninë Lindore dhe të gjitha të drejtat që gëzonte Boni i mori edhe Berlini duke u integruar gradualisht edhe ajo me standardet e perëndimit më të zhvilluar.Ne një bashkim të tillë kombëtar me gjeopolitikën shqipatre dhe europiane aktualisht nuk mund ta realizojmë.Prandaj,në të gjitha analizat dhe komentet e trajtuara në shtypin e përditshëm prej vitesh për “Botën Shqiptare dhe Sigurinë Kombëtare” kam argumentuar dhe këmbëngulur se Kosova duhet të krijojë shtetin e pavarur dhe sovran ,mbasi bashkimi me Shqipërinë nuk kishte as mbështetjen ndërkombëtare dhe as strategjinë e politikës të të dy krahëve ,por kam kundërshtuar shkencërisht teoritë e “pavarsisë Europiane të Kosovës”dhe “pavarsinë e kushtëzuar të Kosovës”, mbasi të dyja këto filozofi jo vetëm që nuk i japin pavarësinë dhe sovranitetin Kosovës, por nuk i lënë asnjë hapësirë të mëtejshme që shqiptarët të realizojnë integrimin ndërshtetror midis tyre, sipas të drejtës ndërkombëtare të vetëvendosjes.
Këto janë procese tepër normale në një botë që shkon drejt integrimit , i cili të jetë i shëndetshëm dhe i sigurt fillimisht duhet të realizohet nga integrimet midis popujve të të njëjtit komb. Këtë parim, edhe pse Bashkimi Europian e ka përcaktuar në nenet e projekt-kushtetutës së saj, në lidhje me kombin shqipëtar i mungon koncepti ose predispozicioni nevojshëm për t’i dhënë zgjidhjen përfundimtare. Krahas vonesave në përcaktimin e statusit të Kosovës, Europa nuk duhet të jetë aspak e qetë për rrugën e zgjidhjes që kërkon t’u japë të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit. Ajo në Maqedoni duhej të kish programuar dhe të kërkonte ndërtimin e shtetit Maqedonas-Shqipëtar të modelit të Brukselit, mbasi shqiptarët atje nuk janë pakicë kombëtare, por janë elemntë shtet-formues. Prandaj, në duart tona duhet të vendoset një hartë. Në atë hartë duhet të jenë përcaktuar objektivat kombëtare,afatë mesme dhe afatë gjata. Hartat tregojnë të njëjtën rrugë. Ndërtimin e një kombi shqipëtar të respektuar në rajon, në Europë dhe në botë që rritet me shpejtësi çdo ditë .
Ky komb politikat e integrimit ndër shqiptar dhe të integrimit Europian duhet t’i ketë në një startegji të përbashkët dhe të lëvizë si një i vetëm, pavarësisht nga zhvillimet e veçanta, ku ndodhen pjesët e këtij kombi të nara me kufinjë të cilët me inegrimin në Europë pothuajse do të shuhen. Nëse aktualisht heqja e kufijve midis pjesëve të kombit shqipëtar ka problemet e saj, ndërtimi dhe aplikimi i strategjive të përbashkëta në fushat e politikave të sigurisë kombëtare, të arsimit,të kulturës, historisë kombëtare ,të shkencës,të shëndetësisë,të turizmit malor dhe detar, të lëvizjes së lirë në territoret e botës shqiptare, të investimeve reciproke të bisnesmenëve shqiptare në këto territore,të dy shtetësisë etj janë një domosdoshmëri , të cilen nuk e pengojnë kufijtë formalë fizikë. Gjuha shqipe, historia dhe gjeografia e kombit shqiptar,himni kombëtar dhe simbolet kombetare me ndryshime shumë të vogla duhet të jenë krejtësisht të njësuara, si elementë të rëndësishëm të identitetit tonë kombëtar.
Shkëmbimet kulturore duhet të jenë komplekse dhe të organizuara në nivele kombëtare, Në Këshillin Kombëtar të Arsimit dhe Shkencës,të Kulturës,të sporteve ,të turizmit ,të historisë,të sigurisë etj duhet të ketë struktura koordinimi e bashkëpunimi për të gjitha pjesët e kombit shqipëtar,që në e emertojmë Bota Shqipëtare. Gjykimet dhe propozimet që ka nevojë politika dhe pushtetet vendim-marrëse duhet të jenë të përbashkëta dhe të dala mbas një pune me grupe të përbashkëta shkencore. Korridoret ajrore dhe autostradat e integrimit midis Shqiperisë dhe Kosovës duhet të shfrytëzohen në inetegrimin e gjithanshëm politik,ekonomik dhe social ndërshqiptar.Këto projekte duhet të pasohen me projekte të tjera integruese. Sa më i shpejtë të jetë dhe sa më vizionar të jetë ky integrim midis shqiptarëve të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi e më tej, aq më shumë i afrohemi integrimit europian si komb. Këto dy integrime duhet të ecin paralelisht me njëri tjetrin dhe të jenë plotësues të njëri - tjetrit. Këtë kërkesë tani e plotëson edhe më shumë koha e gjatë,por e pa përcaktuar ende e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zvarritjeve të reja që i bëhët shpalljes zyrtare të pavarsisë së Kosovës.Forcimi bashkëpunimit politik,ekonomik,arsimor,kulturor dhe shkencor i Botës Shqiptare duhet të jetë po aq i rëndësishë,bile akoma më I rëndësishëm se sa bashkepunimi me Bashkepunimin Europian dhe NATO që ka përcaktuar Tirana zyrtare.
*Drejtor i Ýnstitutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare
*Ýsh Diplomat, Ministër Këshilltar