E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, sekuestrohen 86 mijë euro

Eurot e sekuestruara

86 540 euro janë bllokuar sot në Portin e Durrësit. Kjo masë është marrë pasi shumë e parave ishte e padeklaruar në doganë.

Pas bllokimit, ka nisur dhe procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë në ngarkim të shtetasit A.H, 40 vjeç, banues në Vlorë.

Sekuestrimi i parave është bërë dje në orën 13:00. Pas kontrollit të policisë tek sheshi i trageteve të Portit të Durrësit, nga shërbimet e Policisë së kontrollit fizik, në bagazhin e autobusit të kompanisë Arjani Travel të linjës Itali – Shqipëri, është konstatuar një çante brenda së cilës ndodheshin disa veshje si dhe sasia prej 86 540 euro.

A.H ishte personi pritës i sasisë së valutës së padeklaruar, sasi e cila ka kaluar në sekuester nga Task-Forca e prokurorisë së Durrësit.

Mark Brunga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›