Integrimi ne BE Italia e Sllovenia Kaloni ngercin

Sllovenia dhe Italia kërkojnë që integrimi në Bashkimin Evropian dhe
përmbushja e reformave në këtë kuadër të shërbejnë si forcë për të
tejkaluar ngërcin politik aktual.
Ky qëndrim është shprehur në takimin e sotshëm mes ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe ambasadorëve italian Saba D’Elia dhe slloven Bojan Bertoncelj.
Dy vendet shprehen se dyert e BE-së janë të hapura për anëtarësimin e vendeve që plotësojnë kushtet.
Gjithashtu, në mesazh thuhet procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara.