E Diel, 1 Nëntor 2026

”Shqipëria dhe India, nevojë për ngritjen e dialogut politik”

03-08-2011 / Gazeta 55

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti ambasadorin e Indisë, Debashish Chakravarti


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti dje në një takim Ambasadorin e Republikës së Indisë në vendin tonë, me rezidencë në Bukuresht,  Debashish Chakravarti. Sipas zyrës së shtypit të MPJ-së, ministri Haxhinasto pasi vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, nënvizoi nevojën për ngritjen e dialogut politik. Duke folur për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, ai theksoi nevojën për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ekonomiko-tregtare, të cilat i shërbejnë më shumë njohjes së fushave me interes të ndërsjellë bashkëpunimi. Nga ana e tij, Ambasadori Chakravarti u ndal në mundësitë që ekzistojnë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fusha si ekonomia, arsimi, teknologjia e lartë, etj. Ai shprehu vlerësimet e Qeverisë Indiane për hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Nju Delhi, e cila u konsiderua prej tij, si një hap kontribues i drejtpërdrejtë për ngritjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  Nga ana e tij ministri Haxhinasto kërkoi përfundimin e marrëveshjeve në fushën konsullore, për liberalizimin e lëvizjes midis dy vendeve. Haxhinasto, duke iu referuar vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës, i kërkoi Ambasadorit Chakravarti që vendi i tij të shikojë mundësinë e njohjes së këtij shteti të ri, si një kontribut i drejtpërdrejtë i Indisë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Ai kërkoi nga pala indiane që të mbështesë Republikën e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare, veçanërisht ato financiare. Palët gjithashtu, ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-Indi në organizatat ndërkombëtare si OKB-ja, dhe shkëmbyen pikëpamjet e tyre për reformimin e kësaj organizate.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›