E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, krijohet Zyra për Mbrotjen e Konsumatori

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot grupin e punës së Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, në të cilin bëjnë pjesë personalitete të fushës përkatëse.

Gjatë prezantimit të grupit të punës, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti tha se puna e kësaj zyre do të mbështetet në dy shtylla kryesore; komunikimi i përhershëm me konsumatorin e kryeqytetit dhe në krijimin e një strukturë operative, e cila do të verifikojë ankesat e konsumatorëve, për të marrë më pas të gjitha masat përkatëse në mbrotje të konsumatorit.

Sipas tij Bashkia do të vendosë në shërbim të qytetarëve të kryeqytetit një numër telefoni dhe një websajt në internet, ku konsumatori do të dërgojë të gjitha pakënaqësitë dhe denoncimet.

Panariti theksoi se përveç anëtarëve të prezantuar sot, zyra do të bashkëpunojë në vazhdim me personalitete të tjerë nga bota akdemike, shoqëria civile dhe specialistë të fushës.

Formimi i Zyres per Mbrotjen e Konsumatori eshte nje nga premtimet elektorale te kryetarit te ri te Bashkise, Lulzim Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›