E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi në BE, ambasadorja çeke: Politika të përmbushë kriteret

Ambasadorja çeke në Tiranë, Bonislava Tomasova

Ambasadorja çeke, Bonislava Tomasova, në një deklaratë për mediat nga Korça u shpreh se, e vetmja mënyrë për tiu bashkuar familjes së madhe evropiane është plotësimi i reformave. Si shumë diplomatë të tjerë edhe ajo u ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë dialogun mes tyre, për përmbushjen e 12 kritereve.

Ambasadorja Tomasova nuk është shprehur shumë entuziaste për zgjedhjen e presidentit të ri, por ka thënë se zgjedhja e tij u bë në bazë të Kushtetutës.

Ne ndoqëm me interes gjithë procesin që nga fillimi. Normalisht mund të ishte bërë më mirë në zgjedhjen e presidentit, por është e rëndësishme që pati një dialog mes forcave politike në vend, dhe gjithashtu zgjedhja e presidentit u bë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Megjithatë jemi të ndërgjegjgjshëm që dialogu mes dy forcave politike duhet të zhvillohet më tej, të përmirësohet dhe kjo gjë është e nevojshme për reformat që e presin Shqipërinë, dhe gjithashtu për integrimin e vendit në BE, u shpreh ambasadorja çeke.

Tomasova u shpreh se, integrimi në BE, është një proces i ndërlikuar.

Ajo ka shtuar se, BE ka publikuar raportin e tij dhe në të janë të qarta, 12 kriteret që duhet të përmbushë Shqipëria. Pra presim hapa të suksesshëm në realizimin e këtyre kritereve, ku në radhe të parë qëndron reforma zgjedhore, ajo parlamentare. Do ishim të lumtur nëse reforma zgjedh do të kishte përfunduar, por jemi optimistë se reforma do përfundojë shumë shpejt. Vetë fakti që gjatë zgjedhjes së presidentit pati një bashkëpunim mes palëve, kjo jep optimizëm se ky bashkëpunim do të përmirësohet edhe në të ardhmen”, tha amabasadorja çeke.

Diplomatja çeke ka zhvilluar sot një takim kortezie me kryebashkiakun e Korçës, Niko Peleshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›