E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ekonomia shqiptare është duke u rritur çdo ditë e më shumë

Share

Berisha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me anëtarë të Bordit të Drejtuesve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, (BERZH) të cilët ndodhen për një vizitë në vendin tonë.

Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të situatës ekonomike në Shqipëri, duke u fokusuar në treguesit pozitiv të ekonomisë shqiptare, të cilët dëshmojnë çdo ditë e më shumë rritjen ekonomike të vendit. Kryeministri i njohu ata me përpjekjet dhe masat konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare në vazhdimësi për krijimin e një klime sa më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja, në të gjitha fushat veçanërisht në sektorin energjetik, agroindustri, turizëm, etj, si rezultat i të cilave këto investime janë rritur ndjeshëm në 4 mujorin e parë të këtij viti, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.

Kryeministri Berisha i falënderoi përfaqësuesit e lartë të BERZH, për mbështetjen financiare të projekteve në sektorë kyç për vendin, si në infrastrukturë, energji, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë kontributin e kësaj banke në sektorin energjetik. Më tej, kryeministri i njohu përfaqësuesit e BERZH me ecurinë pozitive të projekteve ekzistuese, të cilat janë aktualisht në zhvillim, duke shprehur vlerësimin për punën e përfaqësuesve të tyre në vendin tonë, si dhe për mbështetjen që ata kanë ofruar, jo vetëm në projekte të cilat po realizohen, por edhe për të ndihmuar në mundësinë e tërheqjes dhe nxitjes së investimeve, kryesisht në fushën e energjisë, vijon më tej njoftimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›