Integrimi ne prag, eksperti: Sfidat për ketë fazë, në administratën publike

Procesi më i shpejtë i anëtarësimit në Bashkimin europian kërkon përgjigje po të tillë nga disa hallka brenda vendit. Eksperti i ekonomisë, Albert Gajo beson se disa faktorë mbeten në ballë të këtij procesi.
“Sfidat kryesisht për ketë fazë janë në administratën publike sepse duhet me shpejtësi të raportojnë dhe të marrin masa për implementimin e të gjithë paketës ligjore euroiane. Veprimtaria e parlamentit dhe grupet e tjera të interesit që do të preken nga ky proces integrimi. Këto janë dy hallka në cilat detyrimet janë shumë më të mëdha”, tha eksperti.
Pavarësisht sfidave, Gajo i mbetet qëndrimit se sfidat e procesit duhen njohur për të reaguar në kohë.
“Kushtet e një vendi ku një pjesë e madhe e detyrimeve financiare ndahen me BE, veçanërisht kur bëhet fjalë për TVSH, informaliteti do të jetë pothuajse zero në Shqipëri”, theksoi ai.
Edhe më angazhuese por domosdoshmërish e konsiderueshme sipas ekspertit është maksimizimi i përfitimeve nga ky proces.
“Një proces i lidhur që nga punonjësit që punojnë në delegacionin Europian që të njoftohen se cilat janë direktivat e reja. Përveç fondeve që hyjnë, fondeve strukturore, janë edhe fonde që janë në formë konkurruese, pra jo të gjitha fondet mund të përdoren nga një vend sipas ndarjes gjeografike apo rajonale, por janë fonde për të cilat ti duhet të jesh konkurrues me grupet e tjera të interesit, sidomos ato të kërkimit shkencor dhe inovacionit, të cilat jepen sipas projekteve”, deklaroi eksperti.
/rtsh.al/