Zjarri në Gjirokastër vihet nën kontroll

Një zjarr masiv që përfshiu një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të thatë në Gjirokastër është vënë nën kontroll.
Vatra e zjarrit u regjistrua në fshatin Palokastër, ndërsa fatmirësisht flakët u vunë nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo në prona.
Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), i bën thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta, dhe të raportojnë çdo situatë të dyshimtë.
/rtsh.al/