Integrimi, opozita braktis komisionin Rozeta Rapushi
Partia Socialiste beri te qarte ne mbledhjen e djeshme te Komisionit te Ligjeve, se nuk terhiqet nga qendrimi i saj per te mos votuar tre ligjet e kerkuara per integrimin, pa u zgjidhur me pare problematika ne qarkun e Fierit. Deputetet e majte ne komision, braktisen mbledhjen e djeshme, menjehere sapo nisi diskutimi per nje prej projektligjeve ne fjale, ai per Administraten Civile. “Ne nuk do te jemi pjese e ketij projektligji. Nuk eshte zgjidhur ende ceshtja ne Qarkun e Fierit. Ju po mbani peng keshillin e ketij qarku”, - akuzoi nenkryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj. Madje sipas tij, i sjelle pas tre muajsh, ky projektligj nuk ka ardhur ne kohen e duhur dhe eshte shkelur rregullorja. “Ne nuk do te jemi pjese e diskutimit per ligjin e nepunesit civil dhe nje nder shkaqet eshte edhe qarku i Fierit, pasi mazhoranca e ka grabitur kete qark”, - vijoi Xhafaj, duke braktisur mbledhjen se bashku me deputetet e tjere te majte ne komision. Kjo mjaftoi qe kreu i komisionit, Ilir Rusmali te akuzoje opoziten se po vazhdon te bllokoje integrimin. “Fjalet e Fatmir Xhafes nuk kane asnje lidhje me nenin 2 te ligjit. Kishim shprese se PS do jepte kompromis per integrimin, por ju nuk e doni integrimin. Diskutimi per kete ligj ka qene transparent”, - u shpreh Rusmali. Sipas tij, nese opozita do te qendronte ne komision, ligji ne fjale, nje nga tre nismat qe kerkon Komisioni Evropian per dhenien e statusit te vendit kandidat Shqiperise, do te miratohej per tre sekonda. Kjo per faktin e vetem, sepse cdo nen i ketij ligji sipas Rusmalit, do te votohej nga socialistet menjehere, pasi eshte ajo cka PS ka kerkuar. Pas largimit te socialisteve deputetet e mazhorances miratuan te vetem ndryshimet ne p/ligjin “Per Nepunesin Civil”. Nje nder risite qe sjell ky projektligj, eshte edhe shkrirja e Komisionin e Sherbimit Civil (KSHC) si organ kolegjial, atributet e te cilit do t’i kete Gjykata Administrative qe zgjidh mosmarreveshjet e punonjesve me shtetin. Ligji parashikon qe Kuvendi te zgjedhe vetem nje Komisioner me rolin e mbikeqyresit per sherbimin civil. Ky projektligj, eshte nje prej tre nismave qe Bashkimi Evropian kerkon te votohen ne menyre qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat ne BE. Sipas nderkombetareve, politika duhet te bjere dakord dhe te votoje, kete nisme, ate per “Gjykaten e Larte”, si dhe Reformen Parlamentare, ne menyre qe te beje nje hap te madh para drejt integrimit. Prej shtatorit te vitit te kaluar, projektligjet jane ne cdo seance plenare per votim, por nuk kane mundur te marrin votat e opozites per t’u miratuar. Per votimin e tyre ne seance plenare, kerkohet nje shumice e cilesuar prej 84 votave ne Kuvend, pra edhe votat e opozites. Pavaresisht apeleve te shumta jo vetem te politikes por edhe te nderkombetareve, socialistet nuk pranojne qe te votojne, duke i kushtezuar votat me zgjidhjen e problematikes ne Qarkun e Fierit. Kusht te cilin selia roze nuk pranon ta terheqe, pavaresisht se behet fjale per statusin e vendit kandidat, integrimin.