Integrimi, "vjeshta e artë" për shqiptarët?
Në këtë kontekst, Këshilli i Ministrave të unionit do të vendosë në Nëntor nëse vendit tonë do t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Lajmi është bërë i ditur sot nga komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Stefan Fule, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm malazez, Milan Roçen, sipas të cilit vendimi do të merret për të dyja vendet njëkohësisht.
“Komisioni Evropian ka qëllimin që t’i paraqesë në nëntor Këshillit të Ministrave dhe vendeve anëtare opinionin lidhur me aplikimin për statusin e kandidatit për Malin e Zi edhe për Shqipërinë njëkohësisht”, deklaroi komisioneri Fule.
A do të jetë kriza politike në Shqipëri pengesë për marrjen e këtij statusi, duke qenë se kriteret e Kopenhagënit duhen plotësuar në fushën politike dhe Shqipëria nuk është edhe aq mirë në këtë drejtim? Pyetja do të ketë një përgjigje në Nëntor, e gjer atëherë shumë gjëra do të kenë ndryshuar.
Por, shpresat duken të mëdha për vendin tonë dhe vjeshta që po vjen duket se do të jetë e “artë” për qytetarët e Shqipërisë, pasi kalimi i kësaj shkalle është i rëndësishëm, por jo i gjithi procesi.
Marrja e statusit të vendit kandidat shton shanset e anëtarësimit por gjithashtu edhe “detyrat e shtëpisë” për qeverinë tonë. Në një kohë që në Bruksel po zhvillohen negociata për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale politike, shpresat shtohen se fundi i kësaj krize do të sjellë edhe vendime pozitive nga BE-ja.
Nëse zyrtarët e BE-së do të vënë kusht zgjidhjen e krizës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim, atëherë kjo duhet ta angazhojë më shumë klasën politike shqiptare për të tejkaluar konfliktet e brendshme të tyre.
Sido që të jetë, BE-ja në rastin e integrimit i kushton rëndësi edhe stabilitetit politik, ndryshe nga se ndodh me liberalizimin e vizave, një proces sa i ndarë aq edhe i bashkuar me rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt bashkimit të unionit të shumë shteteve dhe etnive të përfshira në kontinentin evropian. /S.Lleshi/start/