Intelektualet kunder regjistrimit
BERAT - Shoqatat e Beratit kunder regjistrimit te popullsise me baze etnike dhe fetare. Intelektuale veterane dhe qytetare te shumte jane mbledhur ne sallen e bibliotekes Vexhi Buharaja per mbrojtjen e identitetit kombetar sipas tyre. Ne kete takim ishin te pranishem Pellumb Xhufi Dritan Hilaj kryetari i bashkise Fadil Nasufi etj. Sipas Nasufit ne qytetin e Beratit nuk dihet sesa te huaj ka ne qytet dhe lagje te tera jane pa emra. Ndersa Xhufi nga ana e tij pohoi se asnje shtet nuk ben regjistrime te tilla duke theksuar se ne kete rast jane te interesuara qarqet greke qe duan te marrin jugun. Ky regjistrim ne kete forme nuk duhej bere. Greqia ka pasur si gjithmone 5 pikat e saj per te realizuar ndaj Shqiperise qysh nga vitet 90 kur erdhi ne Shqiperi Micotaqis. Ne jemi deshmitare dhe ne kerkesat e fundit ku qarqet greke kerkuan te merrnin hapesirat ujore e tani veprojne me regjistrimin e popullsise ne baze etnike dhe fetare deklaroi Xhufi. Pjesemarresit bene thirrje qe te mos kryhet ky regjistrim. d.xh