E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e kufijve shqiptaro-greke ne arkivat e Londres

/ /

Principata e Shqiperise dhe Mbreteria e Greqise 1913-1914 titullohet vepra e historianit Romeo Gurakuqi promovuar dje ne ambientet e Universitetit Europian te Tiranes. Nje veper qe na kthen pas ne kohe dhe hedh drite mbi marredheniet e komplikuara Shqiperi-Greqi. Ndonese histori e gjate Gurakuqi eshte ndalur ne ato dy me vendimtaret pikerisht ne vitet 13 dhe 14 te shek. XX. Vite konferencash vendimesh te Fuqive te Medha makinacionesh komisionesh kufijsh. Nje material i ngjeshur dokumentar i cili na vjen ne nje kohe kur eshte ndezur debati mbi regjistrimin e popullsise dhe deklarimit te fese. Nje debat qe te kujton fillimshekullin e kaluar kur politika greke perdorte perkatesine fetare per te percaktuar kufijte shteterore.
Promovuat librin Principata e Shqiperise dhe Mbreteria e Greqise 1913-1914 cfare synoni me kete veper
shte ne perpjekje per te analizuar marredheniet mes Principates se Shqiperise dhe Mbreterise se Greqise ne vitet 1913-1914. Monografia synon te ndricoje mbi nje baze dokumentare arkivore problemin e vendosjes se vijes kufitare ne mes shtetit helen dhe shtetit shqiptar me 1913-1914. Punimi eshte nje perpjekje per te shqyrtuar nje pjese te historise se vendosjes se nje vije ndarjeje politike ne mes shtetit te fundit ballkanik te lindur nga shperberja e Turqise europiane Principates Shqiptare me Mbreterine e Greqise. Prej me shume se 15 vitesh puna ime kerkimore ka qene e perqendruar ne hapesiren kohore te viteve 1911-1921 te historise se Shqiperise por vecimin nga e gjithe problematika e ceshtjes se Shqiperise se jugut vendosjes se vijes kufitare mes dy vendeve tona ne rrjedhen e viteve 1912-1914 dhe shqyrtimi i nje numri ceshtjesh ende te debatueshme ma imponoi dokumentacioni i pamate me te cilin u vendosa ne kontakt dhe zoterim sidomos nga viti 2005 ne Public Record Office dhe rishfaqja ne forme ciklike e ketij problemi ne diskutimet publike ne rrjedhat e viteve te fundit te cilat nuk mund ta linin kete dokumentacion me te ndrydhur ne kompjuterin tim.
Keni marre persiper te trajtoni nje ceshtje delikate sa e veshtire ka qene per te menaxhuar informacionin
Trajtimi i kesaj teme pavaresisht se nuk eshte i pari ne historiografi paraqiste veshtiresi per shkak te imponimeve qe reminishencat e se kaluares rendojne ende mbi opinionet publike te dy vendeve dhe shpeshhere gjendemi para druajtjes se shkrimit te te vertetave te rendesishme te historise sone te perbashket te epokes moderne. Me besimin se dy vendet tona tashme jane jo me pjese e Ballkanit por pjese e shoqerive demokratike te emancipuara europiane dhe perendimore te dy vendet tona kane gjegjesisht nje shekull apo gati dy shekuj jete shteterore dhe me besimin se vendet tona do te duhet te jene te cliruara nga fantazmat ndasive dhe do te duhet te lexojne jetet e tyre politike te brendshme dhe te jashtme ballkanike me syrin e qytetarit europian te shekullit XXI une vendosa ta shkruaj cdo gje ashtu sikurse del ne dokumentacionin arkivor te fuqise kryesore te Europes se kohes Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe dhe ta interpretoj bazuar ne kritere vetem shkencore.
Perse iu rikthyet kesaj teme
Mbi te gjitha dy popujt tane qendrojne njekohesisht dhe barazimtarisht ne bazamentin e historise antike te Europes e per rrjedhoje do te duhet te jene plotesisht te pergjegjshem per leximin e vertete te se shkuares dhe po aq optimiste per ndertimin e te ardhmes se perbashket europiane dhe jo me asnjehere vetem ballkanike. Librin e kam shkruar i bazuar ne kriteret qe ofron shkenca e shkrimit te historise sot me shpresen se njohja e mire e se te kaluares se dy popujve tane do ti sherbeje 1. udhes se tyre te perbashket europianizuese dhe perendimizuese 2. respektit reciprok per te drejtat e minoriteteve gjegjese dhe 3. te drejtes ne teresi. Per te gjitha keto arsye jam perpjekur me kujdes te vecante per te bere te njohur dhe vleresuar me dokumentacionin paresor te nje vendi anetar te njerit prej blloqeve politiko-ushtarake te asaj kohe Antantes nje numer ceshtjes te konsideruara delikate dhe te debatueshme ne historiografi. Jam munduar gjithashtu te bej te gjitha perpjekjet profesionale ne mundesine time qe punimi te jete i cliruar nga paragjykimet politike dhe emocionet e perkatesise por gjithsesi i takon lexuesve dhe studiuesve te percaktojne nese vertet ia kam arritur kesaj paanesie.
eshtja shqiptaro-greke eshte shume komplekse ku jeni fokusuar me se shumti
Me duhet te ve ne dukje se dokumentacioni arkivor britanik jep mundesi te ndricohen nje seri ceshtjesh te rendesishme qe lidhen me perkatesine etnike te te gjitha segmenteve te Shqiperise se jugut kendej dhe andej kufirit te jep mundesine per te ndjekur ne spekter te gjere gjenocidin dhe zhvendosjet e sforcuara te popullsise nga ameria Laberia dhe Bregdeti ne rrjedhen e vitit 1914 te jep mundesine per trajtimin ne hollesi te problemit te vlleheve qe banojne ne Epirin Antik dhe te saktesohet se vendi i origjines se ketij populli qe u be nje dhe bashkudhetar i fatit te perbashket me popullin shqiptar Rumania ka kembengulur deri ne fund qe ky territor ku ata banojne qe korrespondon kryesisht me pjesen pertej kufirit aktual juglindor te Shqiperise ti mbetej Shqiperise ai dokumentacion ndihmon te saktesohet topografikisht ne detaje kufiri i vendosur nga Protokolli i Firences i 17 dhjetorit 1913 dhe nje numer ceshtjesh mjaft te rendesishme te kesaj periudhe mjaft te debatueshme qe ka lene mbrapa probleme qe diskutohen dhe politizohen mendoj jo saktesisht edhe sot. Me duhet te theksoj se studiuesit ne menyre te vecante etnologet kane ndertuar prej kohesh nje harte krejtesisht te qarte te situates etnike ne cdo segment te Epirit ne teresi dhe cdo perpjekje e koheve te fundit per ta risjelle politikisht ne nje forme te ndryshme nga cfare studiuesit kane percaktuar raportet e paanshme te ekspertizes diplomatike kane fiksuar shume heret deri ne agimet e shekullit te XX me duket krejtesisht i papershtatshem anakronik dhe i pavend ne kohen tone dhe jo luajal per kohen e veshtire qe po kalon vendi yne ne keto dite.

Alma Mile

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›