Filmi shqiptar ne Festivalin e Torinos
Edicioni i XI-te i Piemonte Movie gLocal Film Festival ngriti dje siparin ne Torino. Seksioni i posacem Terre del Cinema i festivalit i kushtohet kete vit kinematografise shqiptare permes programit Focus Albania organizuar ne bashkepunim me Qendren e Kultures Shqiptare dhe Shoqaten Vatra. Kinemaja shqiptare perfaqesohet nga filmat Gjalle me regji te Artan Minarollit Lindje Perendim Lindje me regji te Gjergj Xhuvanit dhe Kukumi Kosove 2005 me regji te Isa Qoses. Filmat flasin te subtitruar ne gjuhen italiane. Te ftuar do te jene Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Itali Llesh Kola dhe aktori Nik Xhelilaj protagonist i filmit Gjalle. Ky festival shenon dhe fillimin e bashkepunimit mes festivalit torinez dhe First Step Film Festival te Tiranes duke prezantuar per here te pare nje perzgjedhje prej pese filma te shkurter te realizuar nga regjisore te rinj shqiptare. Nje tjeter prodhim i nje kineasti shqiptar eshte filmi dokumentar Sono Stato Dio in Bosnia. Vita di un Mercenario i regjisorit Erion Kadilli vepra e te cilit konkurron ne seksionin e filmave dokumentare.