E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Qafe-Gjashtes akuza kerkon 216 vjet burg

/ /

Perfaqesuesi i Prokurorise paraqiti dje ne gjykate kerkesen per shpalljen fajtor dhe denimin e dhjete te pandehurve pese nga te cilet gjykohen ne mungese pasi ndodhen jashte Shqiperise. Sipas Prokurorise te akuzuarit kane kryer vepren penale vrasje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes ndaj oficerit te policise Gjergj Mehmeti si dhe vrasje mbetur ne tentative ndaj oficerit Eduart Aliaj. Ngjarja ka ndodhur ne 4 mars 1997 ne dalje te Sarandes ne vendin e quajtur Qafe-Gjashte. Oficeri i policise Gjergj Mehmeti u ekzekutua ne makinen e sherbimit pas disa minutave shkembim zjarri mes forcave te rendit dhe grupeve te armatosura. Ne lidhje me kete ngjarje Prokuroria kerkoi dje denimin nga 20 ne 24 vjet per Vladimir Sinanin Nestor Sinanin Edmond Sejkon Alqi Pagunin Eduart ipen Mikel Kendezin Arben Kendezin Agron Qurkun Aleko Balajn dhe Ristan Laken. Ata akuzohen se kane qene pjesemarres ne grupin e personave te armatosur qe i zune prite makines se efektivave te policise ne afersi te karburantit ne Qafe-Gjashte. Tre oficeret e Policise se Shtetit Gjergj Mehmeti Eduart Aliaj dhe Sokol Bizhga kishin qene me sherbim ne Sarande gjate asaj dite. Ata kishin bere perpjekje per ringritjen e komisariatit te policise se Sarandes qe ishte marre nen kontroll nga bandat e armatosura dy dite me pare. Gjate kthimit nga Saranda ne drejtim te Gjirokastres tre oficeret kane ndaluar nje banor te zones te cilin e kane marre ne makinen e tyre tip Benz 240. Te vene ne dijeni per kete fakt disa persona te armatosur i kane zene prite makines se policise ne Qafe-Gjashte dhe aty ka ndodhur shkembimi i zjarrit. Nga skena e krimit arriti te largohej oficeri i policise Sokol Bizhga. Kolegu i tij Gjergji Mehmeti rezistoi ne makine derisa i mbaroi municioni dhe me pas ai u vra kurse trupi i tij u dogj ne automjet. Me pas grupi i personave te armatosur mori peng oficerin tjeter Eduart Aliaj i cili u keqtrajtua fillimisht ne vendin e ngjarjes dhe me pas per disa dite me radhe ne qytetin e Sarandes. Bandat e armatosura e lane ate te lire vetem pas nje jave keqtrajtimi ne qytetin e Sarandes kryer ndaj tij edhe publikisht.

PRETENCA

Vladimir Sinani
24 vjet burg
Nestor Sinani
21 vjet burg
Edmond Sejko
22 vjet burg
Alqi Paguni 21 vjet burg
Eduart ipa 20 vjet burg
Mikel Kendezi
23 vjet burg
Arben Kendezi
21 vjet burg
Agron Qarku
23 vjet burg
Aleko Balaj 21 vjet burg
Ristan Lake 20 vjet burg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›