Intelektualët mediatikë dhe analiza e botës së jetës
Nga Gëzim Tushi
Nuk besoj se nuk është mire për shoqërinë shqiptare, që në tërësinë e problematikës së gjerë të jetës sociale, pjesën e luanit të intelektualëve mediatikë që duhet të bëjnë skanerin dhe të ndihmojnë për të zotëruar hermeneutikën interpretative të dukurive të saj, për shkaqe që dihen dhe që janë tregues evident i deformimit të raporteve të njeriut me shoqërinë, e zënë në mënyrë të dukshme analistët dhe opinionistët e politikës. Jo gjithnjë për meritë të tyre apo për nevojat e konsolidimit të demokracisë. Në të vërtetë kjo bujë e madhe e analistëve dhe opinionistëve mbi intelektualët e gjerë të botës së jetës së vërtetë, është në dëm të faktit që shoqëria shqiptare ka në të vërtetë aq shumë problem të tjera ekstrapolitike, që nuk janë drejtpërdrejtë pjesë përbërëse e politikës, por që kultura e mangët e shoqërisë e arshur nga idetë e vjetra të idolatrizimit të saj, bëjnë që gjërat të ngatërrohen realisht dhe pastaj edhe mediatikisht. Nuk është fare normale që shumë gjëra të jetës që nuk lidhen me politikën apo janë të kondicionuara në mënyrë periferike prej saj, shumë analistë duan dhe i lidhin në mënyrë të sforcuar me politikën dhe veçoritë e dialektikës së saj në Shqipëri, apo përdorin argument të politizuara për të vërtetuar me çdo kusht se çdo gjë që ndodh në shoqërinë tonë fshihet pas politikës. Këto deformime konceptuale të jetës dhe raporteve të pjesëve përbërëse të saj, që është fenomen tipik për vendet në tranzicion apo në fazën e parë të post tranzicionit, ka diktuar këtë anomali mediatike që ka bërë të jetë normale dhe e udhës, që prioritetin e lëmit dhe interpretimit mediatik, ta zënë më shumë politikanët dhe analistët e thellë apo empirikë të saj. Kjo është arsyeja e një ritirate të pakuptimtë e kthyer gati në kompleks inferioriteti jo thjesht profesional por më shumë social dhe mediatik, që analistët e jetës dhe problemeve sociale dhe opinionistët profesionistë të jetës akademike, liderët e shoqërisë civile dhe të sferave të tjera të evidentimit të nevojave dhe zgjidhjes së problemeve të shumta sociale dhe qytetare, të duket sikur në shoqërinë tonë janë ose të tepërt ose të panevojshëm. Në të vërtetë spostimi i kësaj kategorie të intelektualëve mediatikë, që i duhen shumë shoqërisë tonë dhe që i shërbejnë asaj, nuk vjen vetëm nga epërsia sociale dhe omnipotenca e analistëve dhe opinionistëve zhurmëdhenj të politikës. Por pavarësisht kësaj duket se ka ca arsye që intelektualët e jetës sociale, kulturore, fetare, morale, spiritual, etj, etj, janë bërë faktor periferik, por që ndikon në determinimin e situatës margjinale të pozitës së intelektualëve mediatikë dhe analistëve të çështjeve të jetës morale, sociale, kulturore, etj. Sipas meje, kjo tendencë është evidente dhe e shoqëruar me një lloj tërheqje të tyre, që vjen nga mungesa e vlerësimit të hapësirës mediatike për të krijuar kushtet e komunikimit jopolitik me qytetarin dhe shoqërinë. Krahas kësaj është zbehja e panatyrshme e interesit qytetar për të qenë i angazhuar qytetarisht me tema të tilla që janë shumë të rëndësishme, tërësisht të lidhura me problemet e jetës së tyre të përditshme. Këto janë arsye me natyrë dyfishe objektive dhe subjektive, të lidhura së pari me deformimet e thella ontologjike që politika i ka dhënë problemeve të thella me të cilat përballet realiteti ynë social. Por ajo që është më shumë shqetësuese, lidhet me një lloj stepjeje, nënvleftësimi dhe autocensure që kanë filluar të kenë intelektualët mediatikë të fushave sociale, humane, kulturore, qytetare, etj. Unë besoj se duhet evidentuar shqetësimi social, sipas të cilit në se ka një gjë që po ndikon në zbehjen e vlerës dhe të autoritetit reputacional të merituar të intelektualëve të botës jopolitike, apo fakti që aktualisht ka një spostim dhe mungesë të vlerësimit social të nevojës së tyre, të shoqëruar me një tërheqje individuale përballë analistëve dhe opinionistëve politikë, na detyron që të ngremë një problem, që besoj se tani është madhor dhe me ndikim në deformacionet e jetës sociale. Padyshim këto fushat e botës së jetës në shoqërinë e sotme shqiptare janë bërë të vështira për tu penetruar me kompetencë dhe në thellësi. Doemos kjo vështirësi përballet me sqimën e qytetarëve tanë të cilët në mënyrë të natyrshme kanë kërkesa cilësore, sociale dhe individuale për interpretimin e fenomeneve të reja morale, sociale, kulturore, të sjelljes, mënyrës modern të jetesës, për analizat e integruara të problemeve të jetës sociale, çështjeve morale dhe sfidave të qytetërimit modern. Në shumë raste ndërhyrjet mediatike të qytetarëve për probleme sociale dhe tema qytetare, tregojnë se ata janë bërë më sensitive, selektivë, pretenciozë që operojnë me mendje individuale më të kultivuar se kurrë më parë. Qytetarët kanë nevojë për intelektualë të vërtetë mediatikë, që janë në gjendje të bëjnë analiza sociale jo me fjalë të përgjithshme apo me argumente që qepen nëpër emisionet e debateve më shumë për qëllime pragmatiste dhe synime të personalizuara, duke përdorur herë fill rozë e herë të tjera fill blu. Duke parë nivelin aktual të ndikimit të intelektualëve social në sferën e gjerë të jetës mediatike është jo normale që këtë detyrë ta bëjnë njerëz me njohuri të kufizuara apo me mendje të mbyllur dhe koncepte të indoktrinuara, tek të cilët lehtësisht dallohen cenet kulturore, mungesa e kompetencës, apo që vuajnë nga shpirti konformist, frika dhe skrupujt për të thënë të vërtetat ashtu si janë dhe për ti parë ato në sy. Në se vlera e kësaj kategorie të intelektualëve nuk është aty ku duhet dhe atje ku e kërkon shoqëria, kjo ka të bëjë edhe me personalitetin e tyre. Nuk i ka kush faj disa prej tyre që kanë dëshirë të luajnë role mediatike duke qenë me aftësi të kufizuara dijesh dhe kulture, që kanë mbetur në kohën e interpretimeve të sforcuara sociologjizante, që interpretimet mediatike për çështjet e jetës sociale, bëhen jashtë kufijve të vërtetë të jetës moderne, pa ndjenjë realizmi por me kalime pindarike, që janë të dyshimta, të befasishme, jo shumë mbushamendëse për kohën tonë. Padyshim, ka disa analistë dhe intelektualë të botës mediatike që janë të zot, që kanë krijuar reputacion social dhe intelektual në fushën e tyre. Madje, janë bërë të pushtetshëm me analizat e thella, opinionet e integruara, mbi fuqinë jo gjithnjë të determinuar nga politika të zhvillimeve kulturore e sociale. Autoriteti i tyre social dhe mediatik është evident, nga që kanë autoritet profesional, pushtet personal njohurish, ndikim të gjërë në analizën e problemeve sociale të cilat ndikojnë në formatimin e duhur të opinionit publik. Por ka dhe shumë të tjerë që e ushtrojnë kot këtë profesion, apo që me analizat e tyre etike e shkollareske, të bëra me ca formula të gatshme bajate të shkollës që kanë mbaruar nuk kanë vlerë sociale. Nuk kanë peshë intelektualët mediatikë që nuk kanë status publik, staturë personale intelektuale për të dominuar ekranin dhe faqet e gazetave. Për këta të fundit të vjen keq që rropaten më kot duke u bërë skllav të idesë se përmes ekranit krijon emër publik, reputacion apo siguron status social. Kjo nuk bëhet përmes rrugës të analizave skeletike apo imitative. Dishepujt e analistëve dhe opinionistëve me emër që ka sot shoqëria shqiptare (nuk po i përmend me emra) janë më shumë analistë dhe opinionistë qesharakë. Që sa më parë duhet të ndërrojnë rrugën e gabuar. Kjo nga që ata nuk kanë fuqi analize, mendim dhe opinion të pavarur nga interferimet autoritative të analistëve dhe opinionistëve autoritarë. Nuk të bën analist dhe opinionist pozicioni formal i zgjedhur apo i përzgjedhur. Ato nuk vlejnë dhe nuk garantojnë dot statusin dhe prestigjin social të pretenduar, nuk të plotësojnë dëshirën për të zënë pozicione opinionisti dhe analisti. Këto pozicione sociale dhe role me rëndësi intelektuale kërkojnë njerëz me kulturë sol