E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualët,letër,në mbështetje të grevës

Një grup intelektualësh, pedagogësh, gazetarësh, artistësh, njerëz të kulturës e letrave i kanë dërguar një letër të hapur udhëheqësve të shtetit si Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetarit të PS-së Edi Rama dhe ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së në mbështetje të deputetëve grevistë. Në letrën e tyre ata shprehen të shqetësuar për zhvillimet aktuale në vend, veçanarisht për krizën politike si pasojë e mungesës së konsensisit të gjerë për reformën zgjedhore. Gjithashtu në letër shkruhet qartë për mbështetjen e grevës së urisë së 10 deputetëve të parlamentit shqiptar për të hartuar një kod zgjedhor gjithpërfshirës dhe të mundësive të barabarta të partive politike në konkurimet zgjedhore, të sanksionuar edhe në dokumente themelore të OSBE-së, konkretisht në dokumentin për Konferencën e Kopenhagenit për dimensionin njerëzor të OSBE-së. Në letër gjithashtu shkruhet se ky grup intelektualësh është i ndërgjegjshëm se sakrifica sublime e deputetëve ka të bëjë me liritë themelore njerëzore të çdo qytetari për të zgjedhur e për t'u zgjedhur dhe se liria është në themelin e integritetit njerëzor dhe profesional dhe ajo administrohet me vullnetin e lirë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›