Trafiku i klandestinëve, 5 në pranga, zbulohet organizata fierake

Ky grup qendrën e kishte në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij, dhe me shtrirje në qytetet Vlorë, Berat, Durrës, Tepelenë , me stacion të fundit Gjirokastrën. Klandestinët rekrutoheshin nga pjesëtarët e këtij grupi në rrethet Fier, Vlorë, Berat ,Durrës, Tepelenë dhe me mjete të ndryshme i transportonin deri në afërsi të vijës së kufirit Aty, pasi i grumbullonin, realizonin kalimin për në Greqi nga kufiri i gjelbër, në dy drejtime, afër fshatit Radat dhe fshatit Dritë të rrethit Gjirokastër. Për çdo emigrant trafikantët merrnin 700 deri në 800 Euro.
Vetëm 2 javët e fundit ky grup tentoi të kalonte 96 shtetas klandestinë, të cilët janë ndaluar nga policia. Nga të dhënat e grumbulluara rezulton që brenda dy muajëve të fundit nga ky grup është realizuar kalimi i paligjshëm për në shtetin grek i qindra personave.
k.b/NOA