E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Shqipëria në krizë

Tiranë (start)-Deputeti socialist Kastriot Islami, deklaroi këtë të diel se shumë shpejt kriza financiare globale do të prekë edhe Shqipërinë. Goditje nga kjo krizë, Islami e motivon me dy faktorë, së pari kriza do të godasë të varfrit dhe së dy ata që kanë borxhe. “Për shkak të qeverisjes së tyre të keqe, shqiptarët janë edhe të varfër edhe janë futur në borxh nga qeveria e tyre. Kjo bën që ata të goditen për dy arsye njëkohësisht nga kriza globale”-theksoi Islami për mediat.

Deputeti socialist tha më tej, se në buxhetin e vitit 2009 qeveria as që është menduar për të gjetur një zgjidhje që do të zbuste efektet e kësaj krize.

“Ndërkohë që borxhi i shqiptarëve rriten në periudhën 2006-2009 me 1.3 miliard euro duke arritur në 5,3 miliard euro”-vijoi Islami, teksa shtoi se pasuritë vetëm të anëtarëve të qeverisë janë rritur në këtë periudhë me 24 milion euro.

Deputeti Islami tha gjithashtu se rritja e çmimeve të produkteve është shumë më e lartë se rritja e të ardhurave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›