E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektuali nuk e le shoqërinë aty ku rastësia e ka përplasur

Më duket se për disa është kthyer në qëllim në vetvete “kritika” e fokusuar drejt figurës më të nderuar të kulturës shqiptare në botë, z. Ismail Kadare. Kjo ndodh, në një kohë, kur me sa vërejmë, shumë intelektualë të kohës së monizmit, artiste etj, janë “përjashtuar” nga fokusi i kritikës ose “reflektimit intelektual” siç mund ta quaj dikush në kohën e medemek “demokracisë”. Me këtë nuk dua të them, që duheshin përfshirë edhe ata në histerinë e kritikave pa sens, përkundrazi…

Por interesante më duket fakti, se sa me pasion e gjejnë “intelektualët ” e sotëm të merren me epokat e vdekura, pra të kaluarën duke ditur, se asgjë nuk vjen prej saj, në një kohë, kur për te tashmen u mungojnë sytë!

Ku është sensi intelektual tani?! Intelektual mendoj unë ka të bëjë me atë aftësi të individit, i cili / përmirëson, shtyn përpara progresin shoqëror, zhvillimin të kombit e jo ta lenë atë aty ku rastësia e ka përplasur! Këtu në Shqipëri jetojnë vetëm intelektualë të futur në Bodrumet e Historisë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›