E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse nuk kane krijuar akoma dosjen e krimit serb në Kosovë!?

Presidenti i Republikës së Kosovës Zoti Fatmir Sejdiu akuzoi dje Serbinë se po përdor çdo mjet për të fshehur krimin serb në Kosovë. " Serbia do të trumbetojë, do të paguajë, do të angazhohet dhe do të trokasë në të gjithë portat e mundshme për të gjetur njerëz, për të mbrojtur krimin e saj ne Kosove" theksoi Sejdiu në Prishtinë menjëherë pas kthimit nga Nju Jorku...

Serbia atë detyrë ka. Të fshehë, të trukojë, të zbukurojë krimet pa fund e pa anë të saj në Kosove. Beogradi jo sot, por historikisht nuk ka lëne mjet e rrugë pa përdorur për ta paraqitur ujkun qengj, gënjeshtrën të vërtetë, mitet e vetë krijuara serbe si realitet, terrorin shtetëror si te drejte shtetërore...

Detyra e shqiptarëve, jo vetëm e presidentit Sejdiu, jo e vetëm e kryeministrit Thaçi, jo vetëm e ministrave dhe deputetëve, por e të gjithë shqiptareve kudo janë është të kallxojnë krimin serb. Është një kushtrim largpamës edhe i korifeut te letrave shqipe Ismail Kadare.

Çfarë presin Presidenca e Qeveria e Kosovës, Ministria e Jashtme e politika kosovare lidhur me këtë çështje madhore e jetike për të sotmen e te ardhmen e Kosovës... Pse nuk kanë krijuar akoma dosjen e krimit serb në Kosovë!?

Pse Sejdiu dhe Hyseni nuk e sollën një dosje të tille plot fakte pa fund e të dhëna jetësore mbi krimin serb ne Kosove!? A mos vallë duhet të presim që çetnikët dhe paramilitaret te kallxojnë krimet e tyre mbi Kosovën e popullin e saj!?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›