E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zverev dëmtohet, Nadal në finale

Rafael Nadal do të luajë në finale për të fituar Roland Garros-in e tij të 14-të në karrierë. Spanjolli fitoi gjysmëfinalen ndaj Alexander Zverev, duke përfituar nga pensionimi i gjermanit. Majorkani fitoi setin e parë me shumë vështirësi 10-8, ndërsa në të dytin, me rezultatin 6-6, kundërshtari mbështetei keq këmbën dhe u dëtyrua të dorëzohet për shkak dëmtimi.

Të dielën Nadal do të luajë për të ngritur titullin e tij të 14-të në Roland Garros, që do të ishte Grand Slam-i i tij i 22-të në karrierë. Niset si favorit, por sigurisht që nuk mund të festojë shumë suksesin, për mënyrën se si arriti në finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›