“Intensifikim të marrëdhënieve tona në të ardhmen”

Takimi i Jozefina Topallit dhe Abdulkarim Al Doghmi
Gjatë takimit me Kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kreut të dhomës së përfaqësuesve të Jordanisë Abdulkarim Al Doghmi, palët u shprehën se është diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kreu i dhomës së përfaqësuesve të Jordanisë Abdulkarim Al Doghmi e ka cilësuar si mbresëlënëse vizitën në Shqipëri. Ai ka theksuar se në të ardhmen do të ketë intensifikim të marrëdhënieve duke hedhur hapa konkretë në ato fusha që janë me interes të përbashkët.
“Pavarësisht se është vizita e parë e ndjej veten si në shtëpinë tonë dhe shpresojmë se ka shumë gjëra të përbashkët që na lidhin ne dy popujt dhe marrëdhëniet tona do të vijojnë në një stad tjetër në të ardhmen. Folëm edhe për disa hapa konkretë për intensifikimin e marrëdhënieve tona në të ardhmen”, tha Al Doghmi.
Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit deklaroi se, “kjo është një ditë historike pasi kjo është vizita e parë e një niveli të lartë politik nga Jordania që viziton Shqipërinë. Kjo vizitë do të bëjë të mundur nxitjen dhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare dhe politike si një mundësi për ti hapur rrugën zhvillimeve ekonomike mes dy vendeve, kulturore dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare”, theksoi Topalli.