E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Heqja e imunitetit rrit besimin tek gjyqësori

Kryeministri Berisha ka deklaruar se heqja e imunitetit për gjyqtarët do të shtojë transparencën si dhe do të shtojë besimin e publikut ndaj sistemit të drejtësisë. Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin e portalit gjyqësor të internetit, kryeministri Berisha se heqja e imunitetit do të rrisë edhe përgjegjshmërinë e gjytarëve.
 

"Portali online është një hap shumë i madh përpara në drejtim të trasparencës por vendime të rëndësishme nap resin dhe kjo është heqja e imunitetit. Ne duhet të ndihemi krenar me kërkesën tonë për heqjen e imunitetit pasi kjo do të na bëjë më të barabartë. Në mënyrë të padiskutuar që funksioni i çdo zyrtari do të mbrohet por jo kur pushteti përdoret për pasurim të paligjshëm. Heqja e imunitetit do të bëjë të mundur një zhvillim të rëndësishëm dhe pozitiv për çdo gjykatës dhe do të rrisë përgjegjshmërinë e tij dhe respektin e qytetarëve ndaj tij” tha Berisha.

Gjithashtu Berisha e ka cilësuar përurimin e portalit online të gjykatave si një hap të madh drejt qytetarit.  “Ku është hap i madh i këtij pushteti, hap themelor për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, hap i madh drejt qytetarit. Ne vijmë nga tradita e psikologjisë bunker dhe duhet të pranojmë që kjo bën shpesh që zyrtarët të jenë të rezervuar në raport me të dhënat për publikun, kur ato janë të publikut”- tha ai. 

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›