Inter, 10 ditët e arta të zikaltërve
Dhjetë ditë për t‘i dhënë
një zhvillim të ri sezonit,
10 ditë me një sfidë të
dyfishtë, që do të prodhojë një
lumë parash, me mbi 6 milionë
euro të futura në arkë. Sot në
mbrëmje, derbi ndaj Milanit
dhe pastaj më 24 shkurt, ndeshja
e parë e tetëshes së Champions
kundër Mançesterit: në më
pak se dy javë Interi do të luajë
të ardhmen e tij, mbi të gjitha
atë evropiane dhe do ta bëjë me
mbështetjen e tifozerisë së tij.
22 mijë bileta të shitura në pak
orë dhe një rekord i ri potencial
arkëtimi për klubin zikaltër.
Mungon akoma zyrtarizimi, por
duket se do të prekë kuotën e
3.5 milionë eurove (rekordi i
mëparshëm është më i vogël,
3.4 milionë, i regjistruar në të
fundit euroderbi në prill 2005).
Për të përmbushur nevojën për
bileta të qytetit të stërmadh u
desh diçka më tepër, dy ditë (e
enjtja dhe e premtja e kaluar),
por rezultati ka qenë identik:
në zyrat e klubit vazhdojnë të
vijnë kërkesat, por bileta nuk ka
më. Kush nuk ka biletë, tashmë
i drejtohet tregut të zi.
Arkëtimi - Pas punimeve të
bëra verën e shkuar, kapaciteti
zyrtar i "Meazza"-s është 80.018
spektatorë. Mes të nderuarve, të
ftuarve dhe sponsorëve, shifra
zyrtare e biletave të shitura
është gjithmonë disa mijë më
pak. Për ndeshjen ndaj Juventusit,
arkëtari zikaltër kishte raportuar
se, mes atyre me para në
dorë dhe të abonuarve, biletat
e shitura ishin 76.437, që kishte
arritur 2.8 milionë euro (rekord
interist për Serinë A). Për derbin
e sotëm nuk do të ketë një
tejkalim, por duke mbledhur
3.5 milionët e parashikuara për
Mançesterin dhe 2.5 për Milanin,
në dy gara sigurisht që do
të kalohet kuota e 6 milionëve.
Prej vitesh funksionon kështu,
abonimet zikaltër të unazës së
dytë blu kalohen në unazën e
parë, në mënyrë që të lënë të
lirë pjesën pas portës për ultrasit
kuqezinj. Ndodh gjithmonë
kështu, anasjelltas, kur Milani
luan në shtëpi.
Kapaciteti - Nëse me rritjen e
kostos së jetesës dhe me rritjen
e çmimeve, rekordi i arkëtimit
do të jetë më i madh, për shtimin
e numrit të shikuesve nuk
bëhet fjalë. Punimet e fundit
kanë rritur komforditetin dhe
sigurinë, por kanë ulur kapacitetin.
82.734 spektatorët, që
u akomoduan në tribunë për
euroderbin e 12 prillit 2005,
nuk do të kalohen më. Për
11 vite, nga 1939-a, në 1950-
ën, "San Siro" ishte stadiumi
me kapacitetin më të madh
të spektatorëve në botë, me
150.000 vende (natyrisht jo të
gjithë ishin vende ku mund të
uleshe). Por, nuk ekzistojnë të
dhëna mbi numrin maksimal
të spektatorëve në atë periudhë.
Mes 1955-ës dhe 1957-ës, me
shtimin e unazës së dytë dhe
stolave të përparmë, kapaciteti
shkoi në 100 mijë vende dhe më
pas në 85 mijë. Unaza e tretë, e
realizuar me rastin e ‘Italia ‘90‘
e rriti shumë pak kapacitetin.
Por kemi një tjetër kuriozitet
që e anashkalon futbollin: San
Siro, në fakt, mban numrin më
të madh të rekordeve, me numrin
më të madh të spektatorëve,
në një ndeshje boksi të nivelit
evropian: më 1960-ën, 53.043
spektatorë ndoqën ndeshjen
e vlefshme për titullin botëror
mes Duilio Loi dhe Karlos Orti
një zhvillim të ri sezonit,
10 ditë me një sfidë të
dyfishtë, që do të prodhojë një
lumë parash, me mbi 6 milionë
euro të futura në arkë. Sot në
mbrëmje, derbi ndaj Milanit
dhe pastaj më 24 shkurt, ndeshja
e parë e tetëshes së Champions
kundër Mançesterit: në më
pak se dy javë Interi do të luajë
të ardhmen e tij, mbi të gjitha
atë evropiane dhe do ta bëjë me
mbështetjen e tifozerisë së tij.
22 mijë bileta të shitura në pak
orë dhe një rekord i ri potencial
arkëtimi për klubin zikaltër.
Mungon akoma zyrtarizimi, por
duket se do të prekë kuotën e
3.5 milionë eurove (rekordi i
mëparshëm është më i vogël,
3.4 milionë, i regjistruar në të
fundit euroderbi në prill 2005).
Për të përmbushur nevojën për
bileta të qytetit të stërmadh u
desh diçka më tepër, dy ditë (e
enjtja dhe e premtja e kaluar),
por rezultati ka qenë identik:
në zyrat e klubit vazhdojnë të
vijnë kërkesat, por bileta nuk ka
më. Kush nuk ka biletë, tashmë
i drejtohet tregut të zi.
Arkëtimi - Pas punimeve të
bëra verën e shkuar, kapaciteti
zyrtar i "Meazza"-s është 80.018
spektatorë. Mes të nderuarve, të
ftuarve dhe sponsorëve, shifra
zyrtare e biletave të shitura
është gjithmonë disa mijë më
pak. Për ndeshjen ndaj Juventusit,
arkëtari zikaltër kishte raportuar
se, mes atyre me para në
dorë dhe të abonuarve, biletat
e shitura ishin 76.437, që kishte
arritur 2.8 milionë euro (rekord
interist për Serinë A). Për derbin
e sotëm nuk do të ketë një
tejkalim, por duke mbledhur
3.5 milionët e parashikuara për
Mançesterin dhe 2.5 për Milanin,
në dy gara sigurisht që do
të kalohet kuota e 6 milionëve.
Prej vitesh funksionon kështu,
abonimet zikaltër të unazës së
dytë blu kalohen në unazën e
parë, në mënyrë që të lënë të
lirë pjesën pas portës për ultrasit
kuqezinj. Ndodh gjithmonë
kështu, anasjelltas, kur Milani
luan në shtëpi.
Kapaciteti - Nëse me rritjen e
kostos së jetesës dhe me rritjen
e çmimeve, rekordi i arkëtimit
do të jetë më i madh, për shtimin
e numrit të shikuesve nuk
bëhet fjalë. Punimet e fundit
kanë rritur komforditetin dhe
sigurinë, por kanë ulur kapacitetin.
82.734 spektatorët, që
u akomoduan në tribunë për
euroderbin e 12 prillit 2005,
nuk do të kalohen më. Për
11 vite, nga 1939-a, në 1950-
ën, "San Siro" ishte stadiumi
me kapacitetin më të madh
të spektatorëve në botë, me
150.000 vende (natyrisht jo të
gjithë ishin vende ku mund të
uleshe). Por, nuk ekzistojnë të
dhëna mbi numrin maksimal
të spektatorëve në atë periudhë.
Mes 1955-ës dhe 1957-ës, me
shtimin e unazës së dytë dhe
stolave të përparmë, kapaciteti
shkoi në 100 mijë vende dhe më
pas në 85 mijë. Unaza e tretë, e
realizuar me rastin e ‘Italia ‘90‘
e rriti shumë pak kapacitetin.
Por kemi një tjetër kuriozitet
që e anashkalon futbollin: San
Siro, në fakt, mban numrin më
të madh të rekordeve, me numrin
më të madh të spektatorëve,
në një ndeshje boksi të nivelit
evropian: më 1960-ën, 53.043
spektatorë ndoqën ndeshjen
e vlefshme për titullin botëror
mes Duilio Loi dhe Karlos Orti